Nis marshimi i protestuesve në ditën e 20-të të protestës, thirrje në kor: Rama jepe dorëheqjen

 Me thirrjet “Rama jepe dorëheqjen”, qytetarët kanë nisur marshimin masiv nëpër rrugët e Tiranës, në kuadër të protestës kombëtare që po zhvillohet në kryeqytet.

Pas disa orësh fjalimesh në bulevardin kryesor, protestuesit kanë vijuar aksionin e tyre me marshimin e organizuar, në atë që konsiderohet protesta e 20-të radhazi.

Një numër i madh qytetarësh u larguan nga vendgrumbullimi fillestar për t’u drejtuar në rrugët e kryeqytetit, duke shoqëruar marshimin me thirrje të vazhdueshme për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë.

Sikurse ka ndodhur edhe në protestat e mëparshme, itinerari i marshimit ndryshon çdo ditë, duke zgjedhur rrugë të ndryshme në çdo tubim.

Protesta e kësaj mbrëmjeje është karakterizuar nga pjesëmarrje e konsiderueshme e qytetarëve.