Hoteli ZigZag njësoj si Diella/ Fasada e shtetit mafioz të Edi Ramës dhe mediat e huaja

Kur mediat e mëdha ndërkombëtare e kuptuan se Diella e Edi Ramës ishte thjesht një operacion propagandistik për të maskuar shtetin kriminal që funksionon si një organizatë mafioze, ishte vonë.

Një gazetë gjermane do vërente se kishin rënë viktima të asaj që njihet si dinamika virale.

Një lajm i ri dhe interesant përhapet me shpejtësi pa verifikuar faktet dhe kjo gjë po ndodh edhe me të ashtuquajturat media tradicionale.

Ndërsa këto të fundit kanë raportuar gjerësisht kohët e fundit për organizatën mafioze të Edi Ramës që ‘prodhoi’ Diellën, përshtypja e parë është ajo që mbetet.

Ky është një mësim që e kanë përdorur shumë mirë autokratët elektoralë të shekullit të 21-të.

Për të fituar legjitimitet në sytë e të huajve, ata përdorin dinamikën virale dhe modernitetin.

Po nëse Diella ishte një rast ekzemplar për studim në fushën e medias, raste të tjera kanë depërtuar në mediat e huaja me një magnitudë më të ulët. Megjithatë qëllimi është i njëjtë, të paraqitet shteti i Edi Ramës si modern dhe pararojë.

I tillë është edhe rasti i hotelit ZigZag, një investim në bregdetin e Jalës që ka bërë jo pak bujë në mediat e huaja kryesisht të specializuara për turizëm, arkitekturë dhe dizajn.

E megjithatë, siç u vërtetua së fundmi, ky hotel ishte një simbol i ngjashëm me Diellën sa i përket shtetit kriminal të Edi Ramës.

Kryetari i opozitës, Sali Berisha, tha në një konferencë për shtyp se ZigZag është ilustrimi më i fortë i narkoshtetit.

Ky resort po ndërtohej nga një grup kriminal që besohet se ka trafikuar të paktën 50 ton kokainë vetëm në dy vite, një shifër që do trondiste këdo. Pluhuri i bardhë u kthye në beton edhe në këtë zonë të bukur të vendit.

Jo vetëm kaq, por toka për ndërtimin e hotelit është blerë përmes falsifikimeve të shumta nga klani Aliu.

Dokumentet tregojnë një fakt akoma më shokues: nuk dihet se kush ka qenë shitësi i kësaj toke. Të dhënat sugjerojnë se mund të jetë dikush nga familja e Edi Ramës.

Por ndërsa hetimi për këtë çështje do të zgjerohet në ditët në vazhdim, fakti mbetet: ajo që u shit për modernitet tek të huajt, në të vërtetë është imazhi i vërtetë i narkoshtetit të Ramës.

Një narkoshtet që ka nisur të zhbëhet tashmë. Jo në sytë e shqiptarëve, por më së shumti në sytë e të huajve.

Shqiptarët e kanë ditur me kohë se çfarë po gatuan Edi Rama në kurrizin e tyre.

Prandaj janë sot në shesh!