Dani Olmo ‘paralajmëron’ Cucurella-n: Gabove që zgjodhe Realin, do të vuash përballë Yamalit!
Me transferimin në Madrid, Marc Cucurella ka shtangur edhe shokët e tij më të ngushtë në kombëtare.
Në një intervistë të dhënë për “Sport” fantazisti i Barçës ka treguar se lajmi i tgransferimit të mëngjërashit në “Bernabeu” e ka shtangur pasi deri në atë moment ish-lojtari i Chelseat kishte mbajtur të fshehur gjithçka.
“Askush nuk e priste. Marc mbajti gjithçka larg vëmendjes tonë. Si ndihem për faktin se u transferua te rivalët tanë kryesorë? Nëse ai është i lumtur, atëherë edhe unë jam i lumtur, sepse është shoku im”, tha 28-vjeçari.
Mes të tjerash ai shpjegoi se ky vendim i Cucurrellas për t’iu bashkuar Realit do të ndikonte mjaftueshëm në karrierën e tij. “Tani Marcut i duhet që të vuajë në kampionat. Do të vuajë shumë përballë Yamalit”, tha Olmo.