EMRI/ Po hidhte mbeturinat, plagoset me thikë një person në Tiranë

Një person ka mbetur i plagosur mesditën e kësaj të premte, 19 qershor.

Shkak është bërë një sherr mes shtetasit Dritan Aga dhe një 61-vjeçari me inicialet, Jaho Grica.

Mësohet se i plagosur ka mbetur shtetasi i identifikuar si Dritan Aga, ndërsa ngjarja ka ndodhur në zonën e Ali Demit, pranë minibashkisë.

Sipas Policisë, një person tjetër ka qëlluar me thikë Agën, duke e plagosur, ndërsa 32-vjeçari me inicialet Endrit Jolldashi, është larguar nga vendngjarja.

Uniformat blu po punojnë për kapjen e autorit të dyshuar, ndërsa të dëmtuarit ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën,.

Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit

Tiranë/Informacion paraprak

Në rrugën “Hodo Beg”, gjatë një konflikti dyshohet për motive të dobëta, është dëmtuar me mjet prerës shtetasi D. A., rreth 41 vjeç si dhe me grushte shtetasi J. G., rreth 61 vjeç. 

Autori i dyshuar i rastit është shtetasi E. J., rreth 32 vjeç, i cili është larguar nga vendngjarja. Shërbimet e Policisë po punojnë për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Të dëmtuarit ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit