Veliaj i jep gajret vetes në burg, shfaqet me pranga dhe me librin e filozofisë stoike

Kanë nisur në GJKKO seancat për gjykimin e krybashkiakut të arrestuar të Tiranës Erion Veliaj.

Janë 13 akuza mbi bazën e të cilave SPAK ka kompletuar dosjen për njeriun e afërt të kryeministrit.

Ndërkohë që sot është paraqitur në Gjykatën administrative, aty ku po zhvillohet seanca për ankimin e tij për prokurorin Ols Dado.

Ndërkohë që prangat i kishin rrethuar kyçet e duarve ai mundohej simbolikisht ti fshihte me një libër.

Por kësaj herë duket se po mundohet ti japë edhe vetes gajret pasi kishte marrë me vete një libër të filozofisë greke.