Rezoluta e PE për zonat e mbrojtura/ PL, Xhixho: Skaner politik, Shqipëria është peng nga Rama
Partia e Lirisë e konsideron kryeministrin Edi Rama, një plaçkitës të qytetarëve shqiptarë dhe një dhunues të ligjit.
Në një deklaratë për mediat nga selia e PL, zëvendëspresidentja, Erisa Xhixho tha se Rezoluta e miratuar nga Parlamenti Europian me mbi 82% të votave, është një kambanë alarmi për gjendjen e rëndë ku ndodhet vendi ynë dhe një aktakuzë e qartë ndaj qeverisjes së Edi Ramës.
Sipas saj, rezoluta e Parlamentit Europian është një skaner politik që tregon qartë se Shqipëria mbahet peng nga korrupsioni, pandëshkueshmëria dhe keqqeverisja e Edi Ramës dhe kabinetit të tij.
Përfundimisht, Shqipëria nuk ka më një Kryeministër që qeveris në interes të qytetarëve, por një plaçkitës dhe dhunues të ligjit, armik të interesit publik.
Rezoluta e miratuar nga Parlamenti Europian me mbi 82% të votave është një kambanë alarmi për gjendjen e rëndë ku ndodhet vendi ynë dhe një aktakuzë e qartë ndaj qeverisjes së Edi Ramës.
Njeriu që sipas Kushtetutës dhe ligjeve duhet të ishte garant i shtetit ligjor dhe mbrojtës i interesit publik, rezulton sot si shkelësi më i madh i ligjeve dhe përgjegjësi kryesor për shkatërrimin e institucioneve demokratike.
Sot e gjithë Europa e ka të qartë se mbrojtësi politik i grupeve të narkotrafikut është Edi Rama. Shkatërruesi i standardeve zgjedhore është Edi Rama. Përfituesi i korrupsionit dhe kapjes së shtetit është Edi Rama. Personi që ka lejuar grabitjen e pasurive publike dhe private është Edi Rama. Personi që ka cenuar lirinë e medias dhe ka ushtruar presion ndaj saj është Edi Rama.
Rezoluta e Parlamentit Europian është një skaner politik që tregon qartë se Shqipëria mbahet peng nga korrupsioni, pandëshkueshmëria dhe keqqeverisja e Edi Ramës dhe kabinetit të tij. Ajo evidenton se shteti ligjor është dobësuar rëndë dhe se institucionet janë vënë në shërbim të pushtetit, jo të qytetarëve.
Amendamentet e parashikuara në rezolutën e Parlamentit Europian kërkojnë shfuqizimin e dryshimeve të ligji për zonat e mbrojtuar të bëra 2024, të cilat i kemi kundërshtuar me votë dhe e kemi ankimuar deri në Gjykatë Kushtetuese. Rezoluta kërkon moratorium për zonat e mbrojtura dhe përafrim të plotë të legjislacionit shqiptar me atë europian në kuadër të Kapitullit 27, që i përket mjedisit.
Gjithashtu, ato kërkojnë shfuqizimin e ligjit të investimeve strategjike, i cili është kthyer në mekanizmin e kalimit të pasurisë publike në duart e një grupi njerëzish të lidhur ngushtë me pushtetin.
Përballë kësaj situate, e vetmja mënyrë për të mbrojtur interesin publik është protesta e madhe dhe e pandalshme e qytetarëve të lirë. Një protestë që gëzon mbështetje të gjerë popullore, sepse buron nga padrejtësitë që përjetojnë çdo ditë shqiptarët.
Ja cfarë thotë Raporti konkretisht për cdo fushë.
Zgjedhjet dhe procesi demokratik
Raporti vëren se zgjedhjet vazhdojnë të zhvillohen në një terren të pabarabartë, me përdorim të burimeve shtetërore në favor të pushtetit. Evidentohen shqetësime për financimin e partive, blerjen e votës dhe moszbatimin e plotë të rekomandimeve të OSBE/ODIHR dhe Komisionit të Venecias.
Duke rikonfimuar te gjitha shqtetesimet dhe denoncimet e opozitetes qe ne 11 maj 2025 nuk patem zgjedhje, por vetem farse elektorale.
Mbikëqyrje e dobët e ekzekutivit
Theksohet dobësia e rolit mbikëqyrës të Parlamentit ndaj qeverisë dhe nevoja për më shumë transparencë e përfshirje të shoqërisë civile.
Kujtojme qe opozita ka kerkuar komisione hetimor per zgjedhjet e 11 majit 2025, fondet IPARD, Ceshtjen MCGonigal , Rruget e florinjta etj dhe asnje nuk eshte miratuar edhe pse eshte nje detyrim per Kuvendin dhe jo nje e drejte. Kemi kerkuar senaca me debat dhe nuk futen fare per diskutim apo fakti qe te gjitha ligjet e propozuara nga Partia e LIrise dhe opozita jane hedhur posht me forcen e kartonit.
Sundimi i ligjit dhe drejtësia.
Raporti evidenton presione ndaj gjyqësorit, vonesa në shqyrtimin e çështjeve, moszbatim të vendimeve gjyqësore , mbingarkesën e çështjeve, mungesën e konsistencës në jurisprudencë dhe përpjekje për ndikim të padrejtë.
Vendimet e Gjykatës Kushtetuese nuk zbatohen: kërkohet zbatim i menjëhershëm dhe i plotë i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese nga ekzekutivi dhe legjislativi
Imuniteti parlamentar ben thirrje që vendimet për imunitetin parlamentar të merren strikt sipas kushtetutës, "pa ndërhyrje politike dhe pa vonesa të paarsyeshme"
Ky pohim tregon qarte qe rasti i ish zv kryeministres ku parlamenti u be mburoje politike per imunitetitn duke penguar drejtesine si nje rast qe nuk mund te tolerohet nga BE. Ndaj ajo flet qarte edhe ne kete rezolute.
Korrupsioni dhe krimi i organizuar
Korrupsioni mbetet një shqetesim madhor. Raporti nënvizon rënien alarmante te Shqipërisë në indeksin e Transparency International me 11 pike dhe mungesën e rezultateve të mjaftueshme ndaj korrupsionit të nivelit të lartë.
Pasuritë kriminale. kërkohen përpjekje më të forta për gjurmimin, sekuestrimin dhe konfiskimin efektiv të aseteve kriminale.
Të drejtat e pronës
Konstatohet se regjistrimi fillestar i pronave nuk ka përfunduar ende dhe ngrihen shqetësime për respektimin e të drejtave të pronarëve dhe proceset e shpronësimit.
Liria e medias
Dënim i fortë i retorikës anti-media nga zyrtarë të lartë: raporti "dënon fuqimisht armiqësinë ndaj gazetarëve dhe profesionistëve të pavarur të medias
Raporti dënon sulmet ndaj gazetarëve, retorikën anti-media,
shprehet shqetësim për numrin e lartë të padive ndaj gazetarëve
dhe mungesën e transparencës mbi pronësinë e mediave dhe reklamat shtetërore.
Të drejtat e njeriut dhe shoqëria civile
Ngrihen shqetësime për gjuhën e urrejtjes, dezinformim, pabarazinë gjinore dhe vështirësitë me të cilat përballet shoqëria civile.
Fëmijët jane në risk varfërie.
Agjenda Kombëtare për të Drejtat e Fëmijëve (2021–2026) nuk është zbatuar plotësisht; shumica e fëmijëve në Shqipëri mbeten në risk të varfërisë.
Administrata publike dhe qeverisja
Raporti evidenton politizimin e administratës, nevojën për rekrutim mbi bazën e meritës dhe mangësi në prokurimet publike dhe kontrollin financiar.
Ekonomia, mjedisi dhe fondet e BE-së
Theksohet niveli i lartë i ekonomisë informale, mungesa e progresit në mbrojtjen e mjedisit, shqetësimet për investimet në zonat e mbrojtura dhe nevoja për adresimin e parregullsive në programin IPARD.
● Zgjerimi i Ligjit për Investimet Strategjike (2015): raporti "shpreh keqardhje të thellë" për zgjatjen e ligjit, që mundëson procedura lejimi të përshpejtuara dhe mbikëqyrje mjedisore të reduktuar, me rrezik për zonat e mbrojtura. [AM 240]
● Amendamentet e 2024 për Zonat e Mbrojtura: kërkohet shfuqizimi i amendamenteve që lejojnë zhvillim turistik në shkallë të gjerë brenda zonave të mbrojtura dhe që transferojnë kompetenca vendimmarrëse te Këshilli Kombëtar i Territorit — duke "dobësuar mbikëqyrjen mjedisore".
● Parregullsi serioze në fondet e BE-së (IPARD II): shprehet shqetësim për parregullsitë serioze të identifikuara nga OLAF në zbatimin e programit IPARD II në Shqipëri; kërkohen masa korrigjuese të menjëhershme. [AM 298, 291]
Pra kerkohet shfuqizim i ligjit te investimeve strategjike, shfuqizim i ndryshimeve te ligjit 2024 per zonat e mbrojtura, vendosjen e nje monatoriumi deri ne perputhjen e plote te legjislacionit shqiptar me BE.
Politika e jashtme
Paralajmërim për iniciativën "Ballkani i Hapur":
Raporti paralajmëron se nisma jashtë kuadrit të BE-së, përfshirë të ashtuquajturin "Ballkani i Hapur", rrezikojnë të krijojnë struktura paralele që dobësojnë Procesin e Berlinit dhe Tregun e Përbashkët Rajonal të BE-së.
Mesazhi i Parlamentit Europian është i qartë: qeveria duhet të japë llogari për dështimet e saj dhe vendi të rikthejë standardet demokratike.
Raporti rrëzon propagandën e suksesit dhe nxjerr në pah realitetin me të cilin përballen çdo ditë qytetarët shqiptarë.
Opozita do të vazhdojë të kërkojë llogari për çdo akt që cenon interesin publik dhe nuk do të bëjë asnjë hap pas në mbrojtje të qytetarëve shqiptarë.
Shqipëria meriton një qeveri që i shërben njerëzve, dhe jo një qeveri ne funksione ten je grushti njerëzish .
Integrimi europian nuk eshte thjeshte miratimi formal i ligjeve por sot kerkohet zbatim i tyre dhe reforma te pakthyeshme , ndaj ky raport per ne do jete nje plan pune per te dhene kontributin tone per realizimin e interesit kombetar te qytetareve