Kokainë elektorale, gjurmohen paratë, Rama kryelistë, tre ish-ministra lidhje trafiku?!

Nga Basir Çollaku

Bandat e goditura të drogës janë pjesë e shtabeve elektorale në krah të mazhorancës. Nga viti 2017 e deri më sot. Përgjimet me emra janë aty nga viti 2020 kur u bënë dosje. Edhe këto hetime me vendimet e gjykatës të.sspo publikuara u përkasin kryesisht sky-ecc të 2017-2021. Magazina po lëviz. Veprimet janë të shumta

Njëri nga grupet e trafikut të goditura këtë javë, ka pasur lidhje të forta me një ish-ministër të rëndësishëm të qeverisë. Në fushatë elektorale 2025, ata kanë hedhur shuma të mëdha për të mbledhur vota në emër të tij. Në qarkun e Tiranës. Mjafton të këndojnë komunikimet nëpër mesazhe agjentët dhe atëherë ministri sot deputet, do të ishte me ftesë dëshmie e bashkëpunimi me kartelet, në Strukturën e Posaçme. Për të rrugëtuar drejt heqjes së imunitetit. Ndoshta është te fraksioni tjetër në pritje. Presim.

Grupet kishin patronazh zona e qarqe të caktuara. Një tjetër ish ministër është në materialet e Sky që gjenden ne prokurori ardhur nga partnerët, me dy episode trafiku kokaine. Ka mesazhe me të arrestuarit nëpër burgje jashtë vendit. Kanë qenë në shtabe elektorale e në investime jo të pakta. Një tjetër ish-ministër edhe ai deputet, endet në dosjet e trafikut si taksist koordinues me qendrën e qeverisë. Një tjetër ish shfaqet te Aruba. Ka më tepër…

Shpërthimi me arrestime i dosjeve narkotike, sekuestrimi i afro 650 milionë eurove investime është pusetë e madhe Kjo përkon me agjendën e përsëritur amerikane. Grupet e goditura kanë seli furnizimi të forta në Amerikën Latine, strukturë agresive të shpërndarjes në BE, fuqi të plotë pastrimi në Shqipëri.

Po paratë?!

Gjurmo paranë është aksioma e antimafias. Dhe Edi Rama është në krye të listës së gjurmimit të parasë së korrupsionit, trafiqeve të drogës, e pastrimeve të mëdha. Llogari e transferta të shumta, kanë rënë në lakun juridik të partnerëve euro-amerikanë.

Rama po çmonton parkun 4 milionë eurosh, të Edenit në oborrin e qeverisë. Ngjan si paketim valixhesh, e zhdukje provash njëherësh. Me dërrasat e Edenit, duket se do të ndërtojë kasollen e ferrit...