Amnistia/ Berisha: Sollën amendament për të shpëtuar Ballukun, ne nuk e pranojmë kurrë
“Sollën amendament për të shpëtuar Ballukun, ne nuk e pranojmë kurrë”/ Kështu u shpreh kreu i PD pas interesit të gazetarëve për të thënë komentin e tij për votimin dje në Kuvend.
Marsi Korreshi, SYRI TV: Zoti Berisha, dje në Parlament socialistët votuan amnistinë penale me 84 vota, një projektligj që në fakt kërkonte shumicë të cilësuar, por Partia Socialiste nuk e kishte, çfarë e detyroi të shtynte votimin dhe detyroi edhe kreun e qeverisë Edi Rama të shkonte pas shumë kohësh në Kuvend, në kushtet e mungesës së Belinda Ballukut dhe Mariana Koçekut. Si e shihni situatën brenda Partisë Socialiste dhe zërat që qarkullojnë për një fletë arresti ndaj ish-zëvendëskryeministres.
Sali Berisha: Tani, amnistia është një e drejtë kushtetuese e parlamentit e cila duhet të ushtrohet jashtë çdo abuziviteti.
Edi Rama ka kthyer amnistinë në një rit të përvitshëm, me të cilin ai shumëfishon kriminalitetin, me të cilin godet rëndë drejtësinë. Amnistitë bëhen kurrë çdo vit. Bëhen periodike.
Gjatë periudhës që kemi qenë në pushtet, ne kemi votuar amnisti në 100-vjetorin e pavarësisë së vendit dhe 75-vjetorin e çlirimit të vendit. Këto kanë qenë amnistitë.
Së pari, pra, ne nuk jemi kurrë dakord me një proces të përvitshëm.
Së dyti, sa për dijeni, ata sollën amendamentin, por natyrisht ne s'e kemi mbështetur kurrë, me të cilin donin të ndërprisnin proceset gjyqësore. Gjë e cila kishte të qartë Lubi Ballukun e të tjerë. Ne atë nuk e pranojmë kurrë, kurrë.
Së treti, specialistët tanë, ekspertët tanë, parlamentarët tanë dhe specialistë shumë të mirë të fushës, konstatuan se ligji që kanë hartuar këta, i detyron shumicën e atyre që gjoja përfitojnë, të kalojnë nga Gjykata e Apelit.
Kjo, për qëllime të mbrapshta shumë, e bën amnistinë, ishte pika e parë që ne nuk jemi për amnisti të përvitshme, jo, jo nuk jemi. Po kjo e bën amnistinë, e shndërron në një proces gjobe universale për ata të cilët janë të dënuar.
Dhe kjo ishte arsyeja, ne kemi votuar një herë me ta dhe ata në pabesi të plotë morën dhe futën edhe njerëz të cilët ishin të dënuar për korrupsion e të tjerë e të tjerë me radhë.
Ndaj dhe ne vendosëm që nuk e votojmë atë ligj, nuk e votuam. Kjo është...
Absolutisht, Edi Rama me këtë ka votuar në favor të krimit, në favor të mbështetjes së fuqishme të krimit. Ç'do të thotë ajo? Ta heqim drejtësinë fare, të bëjmë me këshilla popullore që t'i futim një vit, ta nxjerrim...
Kjo është marrëzi këtë nuk e bën asnjë shtet në botë, asnjë shtet serioz, po ky s'është shtet.