Britani/ 3-vjeçarin e hedhin në kafazin e krokodilëve, arrestohet i dyshuari

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Britaninë e Madhe, ku një person është arrestuar pasi dyshohet se ka hedhur një fëmijë 3-vjeçar në kafazin e krokodilëve në një kopsht zoologjik. Ngjarja ka ngritur shqetësime të mëdha për sigurinë në ambiente të tilla.

Incidenti i tmerrshëm ka ndodhur në mesditën e së enjtes, duke sjellë ndërhyrjen e menjëhershme të autoriteteve dhe ekipeve të emergjencës.

Sipas një deklarate zyrtare të Policisë së Cambridgeshire, forcat e rendit janë njoftuar menjëherë pas raportimeve për një incident të rëndë në ambientet e “Johnson’s of Old Hurst”, në Huntingdonshire.

Fëmija është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Addenbrooke në Kembrixh, ku raportohet se ka pësuar lëndime të rënda. Mjekët bëjnë me dije se gjendja e tij është kritike, por e qëndrueshme.

Autoritetet vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje tronditëse.