Ivana Knoll tërheq vëmendjen në Teksas, modelja kroate çmend tifozët me trupin perfekt
Prania e tifozës së njohur kroate Ivana Knoll në Teksas ka tërhequr vëmendje të madhe gjatë ndeshjes së Kroaci – Angli, por nuk ka mjaftuar për të shmangur humbjen 2–4 të kroatëve.
Modelja, e cila u bë e famshme gjatë Botërorit në Katar, u rikthye sërish në qendër të vëmendjes në Shtetet e Bashkuara, ku u shfaq në stadiumin në Arlington, Texas, për të mbështetur kombëtaren e saj.
Pamja e saj tërheqëse dhe prezenca në tribunat e stadiumit shkaktuan bujë të madhe para fillimit të ndeshjes, duke i tërhequr vëmendjen jo vetëm tifozëve, por edhe medieve ndërkombëtare.
Ndërkohë, në fushë, Anglia tregoi superioritet në pjesën e dytë të lojës, duke përmbysur dhe kontrolluar ndeshjen për të siguruar një fitore të rëndësishme në grup.
Një ditë para ndeshjes, Knoll kishte marrë pjesë në një paradë tifozësh ku kishte udhëhequr këngët dhe atmosferën mes qindra mbështetësve kroatë, ndërsa më herët ishte parë edhe në Çmimin e Madh të Formula 1 në Miami.
Pavarësisht spektaklit në tribuna, Kroacia nuk arriti të shmangë humbjen ndaj Anglisë në një nga ndeshjet më të ndjekura të grupit.