'Rama jepe dorëheqjen' thërrasin edhe psikologët - Shikoni videon

Asambleja e 10 e Urdhrit të Psikologëve është shtyrë sërish këtë të premte, teksa anëtarët që nuk pranojnë kryetaren Valbona Treska kanë kërkuar dorëheqjen e saj.

Teksa nisën diskutimit për buxhetin e Urdhrit të Psikologëve, një pjesë e anëtarëve dolën kundër tyre, duke kërkuar jo vetëm largimin e Treskës por edhe të kreut të qeverisë, Edi Rama.

Me thirrjet: Treska jepe dorëheqjen’ dhe ‘Rama jepe dorëheqjen’, një pjesë e psikologëve ka detyruar mbledhjen të anulohet.

Anëtarët thonë se buxheti i cili u është prezantuar dy ditë më parë thonë se janë kundër, për shkak të shpenzimeve të pajustifikuara.