Liverpooli nis ofensivën për ‘yllin’ e Bregut të Fildishtë, refuzohet oferta e parë prej 100 milionë eurosh

Liverpool ka nisur lëvizjet konkrete për të siguruar shërbimet e talentit të ri, Yan Diomande, një nga zbulimet e Botërorit 2026 me Bregun e Fildishtë.

Sulmuesi i krahut, i cili po shkëlqen me Leipzigun, ka tërhequr vëmendjen e disa prej klubeve më të mëdha në Europë, por është pikërisht Liverpooli që ka bërë hapin e parë zyrtar.

Sipas raportimeve të gazterarit Fabrizio Romano, klubi anglez ka paraqitur një ofertë prej 100 milionë eurosh (90 milionë plus 10 milionë bonuse) për kartonin e lojtarit. Megjithatë, oferta është refuzuar menjëherë nga drejtuesit e Leipzigut.

Klubi gjerman i kërkon të paktën 120 milionë euro për të lënë të lirë një nga talentët më të spikatur të momentit, i cili po rritet ndjeshëm falë paraqitjeve të tij në skenën ndërkombëtare.

Pavarësisht refuzimit, në tregun e transferimeve besohet se interesimi për Diomande-n do të vazhdojë të rritet, me disa klube të mëdha europiane që mund të përfshihen në garë për një nga lojtarët më premtues të brezit të ri.