‘Edi Rama, jetë luksi sheikësh’, Këlliçi: Përzuri 1 milion shqiptarë, vëllai i kryeministrit u kthye se gjeti parajsën në atdhe
Deputeti i PD, Belind Këlliçi përmes një video të shpërndarë në rrjetet sociale, ka bërë me dije se si Edi Rama që kur ka ardhur në pushtet, së pari si kryebashkiak e më pas si kryeministër, vijon të bëjë jetë sheikësh.
Në videon ilustruese, Këlliçi shkruan se janë mbi 1 milionë shqiptarë që kanë lënë dhomat, shtëpitë e tryezat bosh, duke u larguar nga vendi prej qeverisjes së tij.
Me ironi, ligjvënësi demokrat shkruan se i vetmi i kthyer është vëllai i kryeministrit, vetëm ai la emigrimin dhe gjeti parajsën në atdhe.
Sttausi:
Një nga mashtrimet banale të Edi Ramës që tregon se që kur hyri në politikë, ai ishte i pavërtetë.
Edi Rama sot pas 3 mandateve si kryebashkiak dhe 13 viteve si Kryeministër, jeton në luks sheikësh.
Janë mbi 1 milionë shqiptarë që kanë lënë dhomat, shtëpitë e tryezat bosh, duke u larguar nga vendi prej qeverisjes së tij.
Çuditërisht, i vetmi i kthyer është vëllai i kryeministrit, vetëm ai la emigrimin dhe gjeti parajsën në atdhe