VIDEO/ Zvicra me ‘poker’ ndaj Bosnjës, Xhaka vulos suksesin

Zvicra dhe Bosnjë-Hercegovina po përballen mes tyre në një sfidë shumë të rëndësishme për Grupin B të Botërorit 2026, shkruan Syri.net.

Pjesa e parë e sfidës është mbyllur me rezultatin 0-0, në një përballje ku zviceranët kanë qenë skuadra më kërkuese në fushë.

Me mbi 70 për qind të zotërimit të topit, Zvicra ka kontrolluar ritmin e lojës dhe ka krijuar rastet më të mira për shënim.

Në pjesën e dytë, pavarësisht rezistencës së boshnjakëve, Zvicra shënon në minutën e 74-t me Manzambi, 1-0.

https://streamin.link/v/f0f5b64d

Bosnja mbetet me dhjetë lojtarë në fushë pas daljes me karton të kuq të Muharemovic dhe për zviceranët gjithçka bëhet më e lehtë.

Vargas në të 84’ shënon golin e dytë, duke siguruar fitoren e Zvicrës.

https://streamin.link/v/3b528483

Thellohet rezultati për Zvicrën në 3-0, me Manzambin që shënon në minutën e 90-të.

Bosnja realizon golin e nderit me Mahmic në minutën e tretë shtesë.

Megjithatë nuk mbyllet me kaq, pasi Granit Xhaka me penallti shënon të katërtin, duke vulosur rezultatin 4-1 për Zvicrën.