VIDEO/ Zvicra vuan, por arrin të shënojë ndaj Bosnjës

Zvicra dhe Bosnjë-Hercegovina po përballen mes tyre në një sfidë shumë të rëndësishme për Grupin B të Botërorit 2026, shkruan Syri.net.

Pjesa e parë e sfidës është mbyllur me rezultatin 0-0, në një përballje ku zviceranët kanë qenë skuadra më kërkuese në fushë.

Me mbi 70 për qind të zotërimit të topit, Zvicra ka kontrolluar ritmin e lojës dhe ka krijuar rastet më të mira për shënim.

Në pjesën e dytë, pavarësisht rezistencës së boshnjakëve, Zvicra shënon në minutën e 74-t me Manzambi, 1-0.

https://streamin.link/v/f0f5b64d