Lëvizje të reja në polici, këto janë emërimet e reja

Policia e Shtetit ka vijuar procesin e ristrukturimit të drejtuesve në rang vendi, duke ndërmarrë një tjetër valë emërimesh në disa prej komisariateve kryesore.

Ndryshimet prekin Tiranën, Vlorën, Korçën, Krujën, Lezhën dhe një sërë qytetesh të tjera, ku janë caktuar shefa të rinj komisariatesh.

Sipas vendimeve të fundit, shefat e rinj të komisariateve janë:

Ervin Hasrama-Shef i Komisariatit Nr. 1, Tiranë

Florenc Sulçe-Shef i Komisariatit Nr. 4, Tiranë

Feliks Hodaj-Shef i Komisariatit të Vlorës

Emiljan Pashaj-Shef i Komisariatit të Korçës

Elton Shahini-Shef i Komisariatit të Krujës

Sentiljan Ndreu-Shef i Komisariatit të Laçit

Arben Sulaj-Shef i Komisariatit të Lezhës

Andi Deda-Shef i Komisariatit të Shijakut

Bilal Selmanaj-Shef i Komisariatit të Dibrës

Elvis Peza-Shef i Komisariatit të Mirditës

Oltion Gjoni-Shef i Komisariatit të Matit

Ergys Gjoni-Shef i Komisariatit të Bulqizës

Lëvizjet vijnë vetëm pak ditë pasi Policia e Shtetit bëri ndryshime edhe në drejtimin e disa drejtorive vendore, duke emëruar drejtues të rinj në qarqet Lezhë, Vlorë dhe Fier.

Në kuadër të këtyre ndryshimeve, Ermal Muça mori drejtimin e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, Edvin Ndreu u emërua drejtor i Policisë së Vlorës, ndërsa Erion Ahmeti u konfirmua zyrtarisht në krye të Policisë së Fierit, detyrë të cilën e ushtronte më herët me komandim.

Ndërkohë, Ervin Hodaj vijon të drejtojë Policinë e Durrësit.