Protesta e 19-të/ Qytetarët vijojnë marshimin nëpër Tiranë, kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës

Pas tubimit përpara Kryeministrisë, ku qytetarët kërkuan për të 19-ën ditë radhazi dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, protestuesit nisën marshimin nëpër rrugët kryesore të Tiranës.

Me flamuj kombëtarë dhe pankarta në duar, ata vijuan protestën duke përcjellë mesazhet e tyre kundër qeverisë.

Marshimi u zhvillua nën thirrje dhe slogane të ndryshme, ndërsa pjesëmarrësit kaluan pranë institucioneve kryesore shtetërore në kryeqytet.

Organizatorët deklaruan se protesta do të vazhdojë deri në plotësimin e kërkesës së tyre për largimin e kryeministrit.