VIDEO/ Çekia dhe Afrika e Jugut marrin pikën e parë në grup

Çekia dhe Afrika e Jugut luajtën në “Mercedes-Benz Stadium” të Atlantas (SHBA) ndeshjen e vlefshme për xhiron e dytë të Grupit A të Botërorit 2026, shkruan Syri.net.

Sfida u mbyll në barazim 1-1 dhe të dy ekipet marrin pikën e parë në grup.

Çekia e mbylli pjesën e parë në avantazh 1-0. Goli u realizua në minutën e 6-të nga Michal Sadilek.

Mesfushori çek përfitoi nga një asist i Alexandr Sojka brenda zonës dhe me një goditje të saktë dërgoi topin në rrjetë, duke i dhënë epërsinë skuadrës së tij.

https://streamin.link/v/be6f0486

Në pjesën e dytë, në minutën e 83-të afrikanojugorët fitojnë një 11-metërsh.

Nga pika e bardhë gjuan saktë Mokoena, duke barazuar rezultatin.

https://streamin.link/v/e41b06e0

Në pjesën e mbetur të lojës dhe me gjithë 7 minutat shtesë, rezultati 1-1 nuk ndryshoi dhe të dy ekipet ndanë nga 1 pikë.