VIDEO/ Në Gjirokastër protestojnë turistët e huaj, shumë pak vendas, edhe në Korçë protestë
Ndërsa në Tiranë protesta ka mbërritur tek parlamenti i Shqipërisë, ku Edi Rama dhe mazhoranca e tij po voton ligjet e sjella nga ata, në rrethe qytetarët protestojnë në zona të ndryshme.
Siç raportojnë gazetarët e SYRI-t, protesta ka pasur në qytete të ndryshme.
Kështu në Gjirokastër janë mbledhur qytetarët, por ajo që ka rënë në sy është fakti se, në protestë më shumë ka pasur turistë të huaj se sa vendalinj.
Edhe në Korçë është protestuar në të disatën ditë radhazi edhe pse në një numër më të vogël.
Protesta ka pasur edhe në qytete të tjera.