‘…vetëm mos na lagen drutë ka merak shefja’/ Sekretarja e shoferi i Ballukut 1 vit në përgjime nga SPAK

Elton Qyno – Syri.net

Për një periudhë 1 vjeçare thuajse të gjithë puntorët që shërbenin në Vilën F-6 dhe Alketa Pano, sekretarja persona e zv/kryeministres Belinda Balluku, janë përgjuar nga prokuroria e Posaçme, duke nxjerë në skenë, vila luksoze me pishinë, posedohet nga Balluku.

“Shefja”, siç e thërasin puntorët dhe sekretarja shfaq interes dhe kujdeset për çdo gjë, deri tek meraku i saj për ti future drutë brenda pasi i lageshin nga shiu që po binte në muajin Dhjetor 2024 në Dhërmi.

Gazetari Elton Qyno, ka mësuar se përgjimi ka filluar nga dhjetori 2024 deri në dhjetor 2025, duke nxjerë në drejtë informacione që të japin indicie të forta për të dyshuar se kjo vilë luksoze posedohet “de fakto” nga Belinda Balluku.

Ndërsa në letra ekziston si pasuri e porositur nga ish-futbollisti Igli Tare, i cili ka deklaruar në SPAK se vilën ja ka lënë Ballukut për shkak të miqësisë dhe raporteve intime që ka pasur me të gjatë kohës së adoleshencës.

Por realisht në dokumentat hipotekorë, kjo vilë vijon të jetë në emër të kompanisë “Eurocol” që zotërohet nga oligarku, Pandeli Carapuli.

Sipas dëshmisë së Carapulit, prona nuk ka kaluar në emër të Igli Tares, pasi ai ende nuk ka paguar shumën e mbetur prej 75 mijë euro, duke mos respektuar kushtet e kontratës së porosisë.

Por ndryshe nga çfarë pretendon biznesmeni Carapuli dhe ndryshe nga çfarë thotë Igli Tare, përgjimet telefonike të bëra mes shoferit personal të Belinda Ballukut dhe sekretares personale, flasin për një realitet tjetër.

Kur dëgjon përgjimet mes shoferit, Albert Ushe, sekretares Alketa Pano dhe pastrueses së vilës Lavdije Smone, kupton se Vila luksoze F-6, qysh prej qershorit 2019 e deri më sot, vijon të banohet dhe gëzohet nga Belinda Balluku, fëmijët dhe familjarët e saj.

Veç përgjimeve SPAK dhe BKH ka marë në pyetje Shoferin dhe pastruesen, të cilët kanë pranuar se vila banohet nga Belinda Balluku dhe askush tjetër.

Në bisedën e përgjuar në 23 dhjetor 2024, një ditë para Krishlindjeve, jepet një tablo për një situatë furtonë shiu, ku Belinda Balluku, interesohet përmes sekretares së saj personale, “…që të futen brenda drutë, në mënyrë që të mos lagen nga shiu…”.

Biseda ka këtë përmbajtje si më poshtë vijon:

Albert Ushe: Po Keti?

Alekta Pano: Berti, hë më? me zorr arritët ë?,

Albert Ushe: Uëëëu! Furtun!,

Alekta Pano: Po si kan bo? Apo andej kshu...?

Albert Ushe: Gjith rruga është një gjë kshu...,

Alekta Pano: T’merr ë?

Albert Ushe: Eee, po. Kemi, kemi një or e gjysëm që kemi ardh.

Alekta Pano: Po po, se m'tha Lavdija pra, s'kishte drita, prandaj po ashtu. Shiko, vetëm mos na lagen drut ka merak shefja.

Albert Ushe: Jo jo! Drut i futëm direkt.

Alekta Pano: I futët ku? Brënda? Nga Viola? Nga?

Albers Ushe: Ëëë, tre thes i futëm brënda dhe të tjerat aty te ai dollapi.

Alekta Pano: Janë brënda domethënë, nuk lagen? Okej. Super.

Albert Ushe: Jo jo... për t'lagur drut erdhëm ne?

Alekta Pano: Epo... e ke parasysh? Jo, varet ku na kap noj shi, noj budallik, se e kishte merak.

Albert Ushe: Po jo moj. U lagëm në për t'futur drut, mos u mërzit.

Alekta Pano: Hahahahahahahaha! Hajde, paçim.

Albert Ushe: Hajt

Alekta Pano: Hajt, rrofsh. Paçim paçim.

Në kohën e telefonatës rezulton se Albert Ushe ka qenë në Dhërmi, pasi celulari i tij ka aksesuar rrjetin nëpërmjet antenës që ndodhet në Dhërmi.

Lidhur me posedimin dhe përdorimin e Vilës F-6 në SPAK është thirur dhe marë në pyetje pastruesja e shtëpisë, Lavdije Smone.

Kjo e fundit ka deklaruar se punon dy herë në javë në shtëpinë e Belinda Ballukut dhe një herë në javë në shtëpinë e nënës së Sokol Ballës.

Në familjen e Belinda Ballukut, ka filluar punë para rreth 10 vitesh, ku punon dy ditë në javë. Ajo deklaron se paguhet 20,000 lekë në muaj. Pagesën e merr çdo 15 ditë. Zakonisht pagesa i lihet në tavolinë kur vjen data. Thuajse nuk ka kontakt fare me Belinda Ballukun.

Për porositë apo kërkesat që ka, i shkruan në telefon. Ajo deklaron se nuk është e regjistruar në organet tatimore.

Lavdija ka pohuar se ka punuar në vilën të kompleksi “Garden”. Aktualisht, që prej rreth 7 vitesh punon te banesa te kompleksit “Nobis”. Po ashtu ka punuar edhe te vila në Dhërmi.

Te kjo vilë ka shkuar gjatë sezonit të verës dhe ndonjëherë edhe për vitin e ri. Mesa kujton për herë të parë ka shkuar para 3 apo 4 vitesh. Në Dhërmi shkon zakonisht 2 herë gjatë sezonit të verës, një herë në fillim dhe një herë në fund të sezonit. Shkon dhe një herë për Vit të Ri.

Ajo deklaron se shkon gjithmonë me shoferin e fëmijëve të familjes së Belinda Ballukut, i cili quhet Berti, si dhe burrin e saj, Lavdrim Smone.

Vila është 2 katëshe me të bardhë nga jashtë dhe ka një pishinë. Ajo deklaron se pastron vetëm shtëpinë nga breada. Brenda, Vila ka 2 dhoma gjumi, 2 banjo dhe sallonin. Ajo deklaron se për të shkuar në Dhërmi, i tregon Belinda Balluku, Albert Ushe ose Joana Bushi.

Ata i thonë se nesër apo në këtë ditë duhet të ikin në Dhërmi.