‘Parlament i krimit’, ‘Parlament i turpit’, ‘Dorëheqje’ - Protestuesit marshojnë drejt Kuvendit
Në ditën e 19 të protestës masive, qytetarët kanë nisur marshimin drejt Parlamentit, ndërsa ky i fundit vijon punimet për të votuar ligjin për amnistinë.
Marshimin drejt Kuvendit, protestuesit e kanë shoqëruar me thirrjet: ‘Parlament i krimit’, ‘parlament i turpit’, ‘dorëheqje’ dhe 'Dorëzoni mandatet'.
Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë së tij.
Për shkak të temperaturave të larta që kanë përfshirë vendin, organizatorët kanë vendosur që protesta të nisë në orën 19:00, në mënyrë që qytetarët të mund të marrin pjesë në kushte më të favorshme.
Edhe protesta e zhvilluar një ditë më parë u karakterizua nga pjesëmarrje e lartë, me një numër të madh qytetarësh që mbushën sheshin dhe marshuan në qendër të Tiranës, duke vijuar serinë e tubimeve të përditshme kundër qeverisë dhe establishmentit politik.