Zyrtare/ Vedat Muriqi rikthehet te Fenerbahçe
Vedat Muriqi është zyrtarisht lojtari më i ri i Fenerbahçes. Klubi i njohur turk ka konfirmuar arritjen e marrëveshjes me sulmuesin e Kosovës, i cili pritet të mbërrijë në Stamboll për të kryer vizitat mjekësore dhe për të finalizuar transferimin.
Lajmi u bë publik nga vetë Fenerbahçe, që pas prezantimit të trajnerit të ri Ismail Kartal njoftoi edhe afrimin e parë të merkatos verore.
“Klubi ynë ka arritur një marrëveshje parimore me Vedat Muriqin. Futbollisti do të mbërrijë në Stamboll për t’iu nënshtruar kontrollit mjekësor dhe për të përfunduar procedurat e transferimit”, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit turk.
Sipas komunikatës, avioni me të cilin udhëton Muriqi do të zbresë në Aeroportin Ndërkombëtar “Sabiha Gökçen” në orën 21:00, ku pritet të pritet nga tifozët verdheblu.
Për sulmuesin dardan bëhet fjalë për një rikthim në një ambient të njohur, pasi ai ka veshur më parë fanellën e Fenerbahçes.
Në sezonin e tij të vetëm me klubin nga Stambolli, Muriqi zhvilloi 36 ndeshje, duke realizuar 17 gola dhe duke dhuruar shtatë asistime.
Pas eksperiencave jashtë Turqisë, Fenerbahçe ka vendosur t’i besojë sërish bomberit kosovar, i cili pritet të jetë një nga armët kryesore të skuadrës në sezonin e ri.
Transferimi i tij ka kushtuar rreth 15 milionë euro për Mallorcën.
Lazio përfiton rreth 45% të shumës për shkak të klauzolës që kishte ruajtur.