Gjyqi politik ndaj Metës/ Blushi: Proces aspak transparent, s’ka asnjë provë e fakt penal!

Një seancë e tensionuar dhe me dyer të mbyllura ka shoqëruar procesin gjyqësor të zhvilluar së fundmi ndaj ish Presidentit, Ilir Meta, me akuza të forta për mungesë transparence dhe cenim të lirisë së fjalës.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi në një deklaratë për mediet jashtë dyerve të GJKKO, denoncoi ashpër vendimin e gjykatës për të ndaluar praninë e mediave, filmimet dhe fotografimet, duke e cilësuar këtë si një akt arbitrar që mban larg syrit të publikut një proces me interes të lartë.

Sipas tij, procesi është zhvilluar në kushte të një censure të plotë, ku nuk janë lejuar më shumë se 10 deri në 15 persona në sallë. Kjo qasje, për zyrtarin e PL, është shkelje flagrante e të drejtave të gazetarëve, ndërsa u bëri thirrje organizatave ndërkombëtare si "Reporterët Pa Kufij" të reagojnë ndaj kësaj fshehtësie procedurale.

Lidhur me hetimin penal ndaj presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, Blushi tha se prokuroria nuk ka paraqitur asnjë provë apo fakt penal, ndërsa shtoi se i gjithë rasti po ngrihet mbi bazën e "deduksioneve" dhe perceptimeve, duke sfiduar hapur sistemin e drejtësisë.

Sot u njoha edhe unë, por edhe ju, sepse ju ka dënuar ju gjykata, me një vendim arbitrar në vlerësimin tim por jo vetëm, të pengimit të së drejtës tuaj jo vetëm për të filmuar, pra për të qenë pjesë e hyrëse e seancës, por tanimë edhe për t'u ndaluar të drejtën për të fotografuar apo për çdo lloj informacioni tjetër. Së pari më lejoni që në emër të Partisë së Lirisë t'i bëj thirrje publike jo vetëm reporterëve pa kufij, por të gjithë organizatave edhe si ish-gazetar, të mbrojtjes së të drejtave të gazetarëve, për të reaguar me forcë ndaj një vendimi qartësisht në shkelje flagrante dhe në cenim flagrant të lirisë së fjalës.

Kur ne bëjmë thirrje për transparencë maksimale të këtij procesi. Ku në këtë proces nuk lejohen të marrin pjesë më shumë se 10 apo 15 veta. Më thoni ju mua, kush e garanton transparencën e këtij procesi? Pra media nuk lejohet, publiku nuk lejohet, kush do ta bëjë transparencën e këtij procesi për të cilin ka një interes të madh publik. Pra është një akt i cili shkon në të kundërt jo vetëm të rekomandimit të reporterëve pa kufij për sa i përket lirisë së fjalës, por dhe një vendim i cili cenon në mënyrë flagrante transparencën. Pra edhe ajo hije e hollë e transparencës tanimë është asgjësuar dhe thjesht është një vendim i cili ka ligjëruar tanimë me vendim gjykate censurën e plotë ndaj një procesi i cili në fakt duhet të ishte në dritë të diellit. Shkurtimisht në lidhur me çështjet për të cilat u diskutua sot në seancë.

Dua të theksoj edhe një herë, në dy pika e dihet e gjithë shqiptarëve. Ndaj presidentit të Partisë së Lirisë, zotit Ilir Meta, jo vetëm nuk ka, ose më saktë ka zero fakte dhe zero prova penale, por nuk ekziston qoftë edhe një kundërvajtje administrative të konstatuar nga prokurorët. Në lidhje me çështjen e minierave. Prokurori tha para trupës gjykuese, dua t'ju kujtoj që amendamentin për ligjin e minierave e ka propozuar deputetja e Edi Ramës, Esmeralda Shkjau. Dhe prokurori tha para trupës gjykuese që nuk kemi arritur dot ta marrim në pyetje Esmeralda Shkjaun.

Tani më thoni ju mua, një prokurori që nuk ka fuqinë, apo mundësinë, apo çfarëdo lloj epiteti të mundshëm që mund t'i vini ju, për të marrë pra, për të marrë në pyetje një ish-deputete, imagjinoni se çfarë guximi ka kur fjala vjen për të marrë në pyetje Suel Çelën. Ose për të marrë në pyetje të gjithë banditët e Edi Ramës që sot kërcënojnë edhe deputetët, apo siç ishte rasti i fundit i deputetit të Shkodrës, mëkati thonjëza i vetëm i së cilës ishte pse u largua nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste dhe u kërcënua. Pra kur prokurori nuk thërret dot një ish-deputete me argumentin që nuk i gjejmë dot adresën e banesës, më thoni ju mua kjo prokurori dhe ky SPAK si mund të marrë në pyetje apo jo Suel Çelën apo të gjithë banditët e tjerë të Edi Ramës.

Në lidhje me çështjen e, kur fjala vjen te shpenzimet. Prokurori pretendoi pra po i mbaj në mënyrë telegrafike që rezulton thotë se nga verifikimi, pra nga analiza financiare që i ka bërë SPAK-u të ardhurave të zotit Meta, rezulton sipas tij se nuk ka patur të ardhura të mjaftueshme për të let's themi për t'i justifikuar këto shpenzime. Së pari pyetja që shtrohet është, çfarë shpenzimi luksi ka bërë zoti Meta? Zero asnjë. Së dyti, dua t'ju kujtoj që analiza financiare e SPAK-ut apo jo nuk ka përfshirë, nuk ka përfshirë të ardhurat që zoti Meta ka marrë që në vitin '92 kur student u zgjodh deputet në Kuvendin e Shqipërisë deri në vitin 2002. Pra një periudhë dhjetëvjeçare nuk është marrë në analizë financiare dhe mbi këtë analizë të falsifikuar prokurori jep sot deklarata në sallën e gjyqit me pretendimin absurd sepse në atë periudhë ne nuk kemi dyshime që ti ke konsumuar apo jo vepër penale apo ke bërë korrupsion.

Pyetja që duhet të shtroni dhe që shtron sot çdo shqiptar këta prokurorë dhe këtë gjykatës kur kanë bërë vetingun, pasuria u është deklaruar nga dita e parë që kanë marrë rrogën në shtet apo nga dita kur ka hyrë në fuqi vetingu. Në lidhur me çështjen e një vilë të supozuar dhe të një biznesmeni të caktuar që është përfshirë në çështje. Përgjigjja e prokurorit i pyetur nga kryetari i trupës gjykuese: A keni prova që ekziston një marrëdhënie korruptive? Prokurori apo jo, elita e hetimit në Shqipëri tha jo ne nuk kemi prova, por ne ecim mbi bazën e deduksionit. Tani më fal, zoti Meta po bën gati dy vjet në paraburgim. A mund të mbahet në paraburgim, pra nuk është çështja vetëm e zotit Meta, po është fakti që një individi i kufizohet liria thjesht dhe vetëm se prokuroria nuk ka prova dhe këtë e tha vetë, besoj keni qenë dhe shumica prej jush në sallën e gjyqit, nuk kanë prova tha por ne kemi ecur mbi bazën e deduksionit apo mbi bazën e perceptimit, dhe mbi këtë bazë çdokush mund të kriminalizohet, çdokush në Republikën e Shqipërisë për të cilin një prokuror apo jo mund të bëjë një lidhje apo një deduksion të caktuar.

Prokurori pretendoi që ka një marrëdhënie korruptive të shtrirë në kohë. Atëherë në qoftë se është kështu pra e marrim për një moment të mirëqenë, përse prokuroria nuk ka ngritur akuzën apo jo që kemi të bëjmë me një grup të strukturuar kriminal? Sepse përgjigjja është shumë e thjeshtë. Nuk ka fakte dhe nuk ka prova penale. Ndërsa në lidhje me çështje, pati dhe lapsus të tjera, gjatë seancës ku prokurori pretendonte që zoti Meta ka përdorur karta bankare Visa apo Mastercard apo çfarëdo që ka. Ndërkohë është fakt publik, është tanimë e ezauruar kjo çështje, që zoti Meta kurrë në jetën e tij nuk ka përdorur një kartë bankare. Dhe në lidhje me çështjen e fundit, pra çështjen sa i përket kontratës me LSI-në që dua ta theksoj, pra kontratës mes LSI-së pra ish Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe një kompanie në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një kontratë e ligjshme në përputhje me të gjithë ligjet shqiptare por edhe ato anti-korrupsion në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Pyetja që mbetet sot është engimë dhe këtë e them edhe në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë së Lirisë sepse kjo është një çështje e cila ditë vetë këtë forcë politike është: A kanë mbaruar këto kontrata? Dhe kush i ka kryer pagesat dhe në emër të kujt? Sepse në qoftë se ju pra, ju rikujtoj marrëveshjen që ne kemi bërë publike, për çdo shpenzim duhet të merrej një autorizim. Pyetja që shtrohet është kush ka dhënë autorizimin, apo jo për çdo pagesë të kryer nga kushdo qoftë, se nuk dua t'i hyj emra të përveçëm. Dhe pyetja themelore që unë shtroj sot si Sekretar i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, a është, a kanë mbaruar, kur kanë mbaruar këto marrëveshje? Sepse sipas, sipas këtij deduksioni, pra i referohem gjithmonë terminologjisë së përdorur nga, nga prokurori, apo jo, zoti Meta edhe pse ndodhet në ambientet e paraburgimit, në emër të tij dikush tjetër mund të vijojë të bëjë pagesat, ose në emër të Tedi Blushit dikush tjetër sot, pra në emër të Partisë së Lirisë, dikush tjetër mund të vijojë ende pagesat.