Grabiti taksistin në aksin Tiranë-Elbasan, arrestohet autori
Një person është vënë në prangat e Policisë, pasi dyshohet të ketë grabitur një taksist, këtë të enjte.
Ngjarja është regjistruar rreth orës 14:30, një shtetas, dyshohet se duke kanosur me mjet prerës, drejtuesin e taksisë me të cilën lëvizte në aksin rrugor “Tiranë-Elbasan”, i ka vjedhur një shumë parash dhe një varëse.
Si rezultat i reagimit të shpejtë të shërbimeve të Policisë, autori i dyshuar është lokalizuar, neutralizuar dhe po shoqërohet në ambientet e Policisë.
Tiranë/Informacione paraprake
-Rreth orës 14:30, një shtetas, dyshohet se duke kanosur me mjet prerës, drejtuesin e taksisë me të cilën lëvizte në aksin rrugor “Tiranë-Elbasan”, i ka vjedhur një shumë parash dhe një varëse.
Si rezultat i reagimit të shpejtë të shërbimeve të Policisë, autori i dyshuar është lokalizuar, neutralizuar dhe po shoqërohet në ambientet e Policisë.
Në përfundim të veprimeve procedurale për rastin, do të ketë njoftim të plotë.