Çmenduri në SHBA! Pas tripletës së Messit, kërkohet që një rrugë në Nju Xhersi të mbajë emrin e tij

Magjia e Leo Messit vazhdon të pushtojë jo vetëm Argjentinën, por edhe Shtetet e Bashkuara.

Pas paraqitjes spektakolare me tripletë, në Nju Xhersi ka lindur një iniciativë e veçantë: një rrugë të pagëzohet me emrin e legjendës argjentinase.

Lajmi ka bërë bujë të madhe në mediat amerikane, ndërsa vetë Messi është shprehur i surprizuar nga ky vlerësim i jashtëzakonshëm.

“E mora vesh dhe ju falënderoj shumë. Nuk do ta kisha imagjinuar kurrë që do të arrija diçka të tillë”, deklaroi ylli argjentinas.

Golashënuesi i mbi 900 golave në karrierë tha se vazhdon ta shijojë futbollin me të njëjtin pasion si në ditët e para. “Ndihem mirë, jam i lumtur në fushë dhe vazhdoj të jap maksimumin tim. Futbolli ka qenë gjithmonë dashuria ime më e madhe”, u shpreh ai.

Messi theksoi se nuk është i fiksuar pas statistikave apo rekordeve personale, pavarësisht se ka hyrë prej kohësh në historinë e futbollit botëror.

Ai vlerësoi gjithashtu emra të mëdhenj si Ronaldo, Klose dhe Mbappe, duke i cilësuar arritjet si pjesë të bukura të karrierës, por jo qëllimin kryesor.

Në fund, kapiteni i Argjentinës foli edhe për sukseset e kombëtares, duke kujtuar se triumfet në Kupën e Botës dhe Copa America kanë ndryshuar mënyrën se si vlerësohet puna e brezit të tij.

Ndërkohë, në SHBA adhurimi për Messin duket se nuk njeh kufij.

Nga stadiumet e mbushura plot deri te ideja për t’i vendosur emrin një rruge në Nju Xhersi, ndikimi i tij vazhdon të rritet çdo ditë.