SYRI/TV Në 2025, Shqipëria çmime më të shtrenjta se BE, Eurostat: Niveli i çmimeve arriti në 72.6%
Në vitin 2025 qytetarët shqiptarë u përballën me çmime më të shtrenjta sesa mesatarja e Bashkimit Evropian, ndërkohë që niveli i pagave në vend është nën mesataren e tyre. Sipas Eurostat, në vitin 2025, niveli i çmimeve arriti në 72.6% të mesatares së Bashkimit Evropian – një rekord historik, teksa të ardhurat për frymë ishin 43% e mesatares së BE-së. Çmimet që pësuan rritje janë produktet bazë si qumështi, veza, kosi, por edhe produktet e tjera ushqimore. Ky kontrast mes çmimeve të larta dhe pagave të ulëta vështirëson jetesën e përditshme të qytetarëve duke kufizuar blerjen e ushqimeve.
Çmimet në Shqipëri po rriten me ritme më të shpejta se të ardhurat. Në vitin 2025, shqiptarët u përballën me çmime më të larta se mesatarja e Bashkimit Evropian për shumë produkte të domosdoshme, pavarësisht se të ardhurat e tyre për frymë ishin vetëm 43% e mesatares së BE-së. Sipas Eurostat, në vitin 2025, niveli i çmimeve arriti në 72.6% të mesatares së Bashkimit Evropian – një rekord historik. Shtrenjtimi i çmimeve pësuan produkte të domosdoshme si qumështi, bulmeti dhe vezët, duke rënduar ndjeshëm shportën e konsumatorit.
Grupi i domosdoshëm “Qumësht, produkte të tjera bulmeti dhe vezë” është 35.6% më i shtrenjtë sesa mesatarja e BE-së, duke u rritur më tej në krahasim me vitin e mëparshëm (32.5%). Pajisjet elektroshtëpiake janë një tjetër produkt që na kushton 11.3% më shtrenjtë se mesatarja e BE-së. Karburantet, pas krizës në Lindjen e Mesme, u paguan 11% më shtrenjtë se në BE. Edhe ushqimet, për herë të parë, janë më të shtrenjta se mesatarja evropiane, duke kushtuar 2.9% më shumë. Produkti më i shtrenjtë mbetet alkooli, me çmime 59% mbi nivelin e BE-së. Këto të dhëna tregojnë qartë realitetin me të cilin përballen çdo ditë qytetarët shqiptarë, ku çmimet e larta të ushqimeve dhe produkteve bazike ua bëjnë të vështirë jetesën.