Agron Shehaj - protestuesve: Në zgjedhje do shkojmë me Ramën…
Pasi tentoi të rrëmbejë protestën dhe u përzu nga qytetarët, të cilët nuk e lejuan as atë e as Arlind Qorin të marrin mikrofonin, Argon Shehaj ka dalë hapur përsëri se nuk kërkon qeveri teknike për të garantuar zgjedhjet ë lira dhe të ndershme, por bëson se synimi i protestës duhet të jetë shkuarja direkt në zgjedhje të parakohëshme.
Pra, thënë shqeto fare, Shehaj kërkon që në zgjedhje mos shkohet me qeveri tranzitore, pa Ramën kryeministër, por të shkohet me sistemin e patronazhimit dhe autorin e tutorin e patronazhistëve në krye, Edi Ramën dora vetë.
I njohur prej kohësh si opozitë e opozitës, nuk është hera e parë që Shehaj deklaron se, nuk dua rrotacion, deklarata të bëra para zgjedhjeve të 11-Majit apo si kjo e sotmja që duhet të shkojmë në zgjedhje përsëri me Ramën kryeministër.
Më poshte deklarata e Shehajt:
Shehaj: Për të gjithë ata që presin dhe e shikojnë shpëtimin tek një qeveri e mundshme teknike apo tranzitore, nuk ka asnjë shans që kjo të ndodhë. Sepse ata që janë aty në atë parlament nuk kanë për të votuar kurrë një kryeministër të ndershëm. Mund të zgjedhin kë të duan, mund të zgjedhin më të mirin që ka Shqipëria, mund ta sjellin edhe nga jashtë. Ata aty janë për t'i shërbyer të korruptuarve, t'i shërbejnë Edi Ramës, Taulant Ballës, kësaj qeverie të korruptuar, oligarkëve, krimit të organizuar dhe jo qytetarëve shqiptarë. E vetmja zgjidhje është... janë zgjedhjet e parakohshme. Duhet që sa më shpejt ky parlament të shkrihet dhe të zgjidhen njerëz që përfaqësojnë qytetarët, që përfaqësojnë protestuesit. Aty ka protestues, ka qytetarë të thjeshtë që nuk kanë lidhje me këtë llum që është në parlament.
Gazetari: Si do shkojmë në zgjedhje me Edi Ramën kryeministër se protestuesit kanë kërkuar tjetër zgjidhje, një qeveri teknike tranzitore. Ju besoni që mund të shkojmë në zgjedhje me Edi Ramën?
Shehaj: Protestuesit... atëherë unë besoj, unë besoj që ka vetëm një zgjidhje dhe këto janë zgjedhjet. Unë besoj që nuk e vendosim ne sepse është në dorë të këtij parlamenti se si do vehet në zgjedhje dhe këtë parlament e kontrollon Edi Rama. Kështu që të gjithë ata që mendojnë se mund të vehet në zgjedhje të parakohshme pa pëlqimin e Edi Ramës, nuk ka asnjë shans që kjo të ndodhi.