Aksident në afërsi të rrethrrotullimit të Luleve në Elbasan, autobusi përplaset me automjetin

Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në afërsi të rrethrrotullimit të Luleve në Elbasan.

Një autobus është përplasur me një automjet, ndërsa pas përplasjes ka përfunduar brenda një pike karburanti pranë zonës.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat po kryejnë verifikimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Fatmirësisht, nga përplasja nuk raportohet për persona të lënduar.