Ish-nënkryetari i PS Kamez: Socialistët duhet të mbështesin protestën, të kërkojmë menjëherë dorëheqjen e Ramës

Sefer Sefa ish-kryetar i Eurosocialistëve Kamez 2010 - 2013 dhe 2014 - 2015, ish-nënkryetari i Partisë Socialiste në Kamëz, Sefer Sefa, ka reaguar kundër kryeministrit Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shpreh kritika të forta ndaj qeverisjes dhe kërkon dorëheqjen e tij.

Në një story në Facebook, Sefa shkruan se vendosja e një personi të caktuar në krye të Inspektoratit të Përgjithshëm përbën, sipas tij, një shqetësim të madh për socialistët.

“​Në momentin që në krye të institucionit më të rëndësishëm siç është Inspektorati i Përgjithshëm, ke vendosur ‘Dashnorin e Dashnorëve’, në atë moment mund të jetë ndonjë hemorragji cerebrale e shkaktuar për socialistët, një dhimbje koke e rrezikshme”, shprehet Sefa.

Ai më tej ka bërë thirrje për mbështetjen e protestës kundër Edi Ramës, duke e cilësuar atë si një protestë që ka “zbukuruar Tiranën” dhe duke kujtuar kontributin e socialistëve në ardhjen e Ramës në pushtet në vitin 2013.

“Duhet të mbështesim çdo ditë fuqishëm protestën e cila ka zbukuruar Tiranën kundër Edi Ramës, për të cilin ne hodhëm kontribut të fuqishëm në kohë të vështira dhe e sollëm me votë në 2013 në pushtet. Duhet të kërkojmë menjëherë dorëheqjen e tij”, shkruan ish-zyrtari socialist.

Sefa e lidh gjithashtu protestën aktuale me protestat e mëparshme politike, duke përmendur edhe protestën e 21 Janarit 2011 dhe duke deklaruar se Rama përballet edhe me familjarët e atyre që kanë qenë pjesë e saj.

Postimi i plotë:

Në momentin që në krye të institucionit më të rëndësishëm siç është Inspektorati i Përgjithshëm, ke vendosur “Dashnorin e Dashnorëve” në a’t moment, mund të jetë ndonjë hemorragji cerebrale e shkaktuar për Socialistë një dhembje koke e rrezikshme, prandaj ne duhet të mbështesim ç’do ditë fuqishëm protestën e cila ka zbukuruar Tiranën kundër Edi Rama për të cilin ne hodhëm kontribut të fuqishëm në kohë të vështira dhe e sollëm me vot në 2013 në pushtet, duhet të kërkojmë menjëherë dorheqjen e tij.

Gjë të cilën duhet ta marrë parasysh menjëher se tek kjo protestë po përballet me mijra prindër të këtyre djemë dhe vajzave që kanë qënë pjesmarrës dhe në protestën e 21 Janarit 2011a po Jo Taulant Balla Taulant Balla