Berisha: Flamengot do t’i ekzekutojë aeroporti i Vlorës, uroj që enti evropian i aviacionit të mos i japë licencë
“Flamengot do t’i ekzekutojë aeroporti i Vlorës, uroj që enti evropian i aviacionit të mos i japë licencë”. Kështu shpreh gjatë një prononcimi për mediat kreu demokrat jashtë sallës së Kuvendit.
Berisha: Pra, askush nuk është kundër investimeve të huaja, nuk ka qenë kurrë PD, kemi qenë dhe jemi në përputhje me ligjin.
Edi Rama ka shkelur çdo ligj dhe ndërkombëtar.
E ka personalizuar.
Dhe e vërteta është që përveç këtyre janë problemet e pronësisë që tashmë janë bërë të njohura se kush është i përzier, duart e zeza të Ergys Agasit, Artur Shehut, Engjëll Agaçit, pra janë duart e zeza të Edi Ramës.
Sot parlamenti duhej të anulonte ndryshimet e bëra në vitin 2024 në ligjin për zonat e mbrojtura.
Por Edi Rama nuk e sjell këtë.
Po të jetë për flamengot, duhet të theksoj këtu se çdo njeri duhet t’i përmbahet të vërtetës, flamengot i ka dhe do i ekzekutojë aeroporti.
Aeroporti është shkatërrimtari numër një i kolonisë së flamengove.
Uroj që enti evropian i aviacionit të mos i japë licencë atij aeroporti.