Berisha: Do e mbroj deri në fund kauzën e protestës, nuk impresionohem nga opozita e opozitës
“Do e mbroj deri në fund kauzën e protestës, nuk impresionohem nga opozita e opozitës”.
“Sikur të përdorni të gjithë Bajrët, Çelët apo Troplinët, nuk do e mposhtni kurrë këtë lëvizje”, tha kryetari i Partisë Demokratike gjatë një fjalimi në sallën e Kuvendit.
Berisha: Tani, lidhur me ato që tha parafolësi, e garantoj çdo shqiptar se ajo protestë është protesta më madhështore që ka njohur Shqipëria dhe se demokratët janë të ftuar të marrin pjesë masivisht në këtë protestë.
Dhe se kurrë klithma, thirrje të opozitës së opozitës apo grupuskulave të Xhorxh Sorosit, nuk mund të impresionojnë mua dhe nuk mundet kurrë të më devijojnë të mbroj kauzat që besoj.
Ndaj dhe unë do ta mbroj gjer në fund kauzën e asaj protestë.
E mbroj çdo ditë, do ta mbroj në Shqipëri dhe në arenën ndërkombëtare dhe nuk ka forcë në botë që më tërheq mua nga parimet e mia.
U siguroj që çdo përpjekje e juaj për manipulime, çdo përpjekje e juaj për kërcënime, sikur të gjithë Bajrët, Çelët, Troplinët do t’i përdorni, nuk do ta mposhtni kurrë dot atë lëvizje.