Berisha: Vlora Hyseni, agjentja e përbashkët e Ramës dhe Vuçiçit, ka marrë ekspertë serbë kundër demonstratave

Kreu demokrat gjatë fjalës së tij në kuvend ka hedhur akuza të forta për kryetaren e SHISH. “Vlora Hyseni, agjentja e përbashkët e Ramës dhe Vuçiçit, ka marrë ekspertë serbë kundër demonstrative”, tha kreu i PD.

Berisha: Po ju nuk mund t’i injoroni ata në këtë mënyrë se ata kanë kërkesa të drejta.

Kurse ju keni vendosur t’i zgjidhni me kërcënime mafioze, duke marrë bandat.

Vlora Hyseni, agjentja e përbashkët e Edi Ramës dhe Vuçiçit, ka marrë ekspertë serbë anti-demonstrata se si të ndërhyjnë.

Dhe unë paralajmëroj urgjent hetim parlamentar.

Urgjent hetim parlamentar!

Larg duart nga protesta.

Zëri i qytetarëve nuk mposhtet kurrë.

Pastaj do ikni si minj.

Ua them unë.

Po, po edhe ti që qesh atje.

Do ikni si minj. Po më mirë tani burrërisht.

Kini guxim të votojmë ligjet, të heqim me mosbesim Edi Ramën dhe t’i japim zgjidhje krizës që do jetë shumë herë më e thellë ditët dhe javët që vijnë.