Operacion/ I kontrollohet banesa e 2 ish zyrtarve të AMP-së, në hetim dhe drejtori i policisë bashkiake
Dy ish zyrtarë të AMP-së dhe një ish drejtor i policisë bashkiake janë në hetim në kuadër të një procedimi penal të ndjekur nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan.
Ndaj Glodian Ahmetaj, ish Drejtor Dege në Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore Vlorë, dhe Devis Ramadan Ago, ish Shef Sektori në AMP, dhe Klevis Hoxha, ish drejtor i policisë bashkiake në Devoll janë dhënë masa sigurie nga Gjykata e Elbasanit.
Kontrolle
Sipas burimeve kofidenciale, prokuroria po kryen operacion në Devoll duke bërë kontrolle në banesa e Devi Agos, ish punonjës i AMP së juglindjes. Ago dha dorëheqjen pak kohë më parë ndërsa dyshohet se operacioni po zhvillohet për arsye të elementëve penalë për shpërdorim detyre. Një tjetër i dyshuar është dhe Klevis Hoxha, ish drejtor i policisë bashkiake si lidhje shoqërore e Agos, informon gazetarja e Syrit, Sidorela Xhomaqi.
Njoftimi i AMP-se, masat e sigurise
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), në kuadër të një procedimi penal të ndjekur nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan dhe në zbatim të vendimeve të gjykatës, ka ekzekutuar masat e sigurimit personal të caktuara ndaj shtetasve Glodia Ahmetaj, Klevis Hoxha dhe Devis Ago.
Në zbatim të vendimit gjyqësor, ndaj shtetasit Glodian Gëzim Ahmetaj është caktuar masa e sigurimit “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”, duke u urdhëruar të mos largohet nga territori i Republikës së Shqipërisë dhe të dorëzojë pranë Policisë Gjyqësore dokumentet e vlefshme që shërbejnë për kalimin e kufirit shtetëror.
Ndaj shtetasit Klevis Hoxha janë caktuar masat e sigurimit “Paraqitja në Policinë Gjyqësore” dhe “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”. Ai është detyruar të paraqitet pranë Policisë Gjyqësore javën e parë të çdo muaji, ditën e hënë, ora 11:00, si dhe të dorëzojë dokumentet e udhëtimit sipas përcaktimeve të vendimit gjyqësor.
Ndaj shtetasit Devis Ago është caktuar masa e sigurimit “Paraqitja në Policinë Gjyqësore”, me detyrimin për t’u paraqitur javën e parë të çdo muaji, ditën e hënë, ora 12:00.
Gjatë operacionit janë ekzekutuar të gjitha detyrimet e përcaktuara nga gjykata, ndërsa me urdhër të autoritetit procedues janë ushtruar edhe tre kontrolle banesash me qëllim kërkimin dhe administrimin e provave me interes për hetimin.
Shtetasit Glodian Ahmetaj, ish Drejtor Dege në Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore, dhe Devis Ramadan Ago, ish Shef Sektori në AMP, janë subjekt i këtij procedimi penal dhe i masave të sigurisë të vendosura nga gjykata.
Në 2025 ish-drejtuesi i AMP Vlorë, Glodian Ahmetaj, u denoncuan se kishte ndërtuar banesë pa leje në Ksami.