Berisha: Kjo nuk është lëvizje anti-Trump, por është lëvizje për shtetin ligjor dhe transparencën

Duke reaguar për protestën qytetare kreu demokrat deklaroi gjatë fjalimit të tij në kuvend se, “kjo nuk është lëvizje anti-Trump, por është lëvizje për shtetin ligjor dhe transparencën”.

Berisha: U them unë ju, jeni damkosur, mos gënjeni shqiptarët.

Sigurisht amendamenti që atakonte presidentin Trump nuk u lejua, dhe i përgëzoj ata.

Nuk është lëvizje anti-Trump kjo.

Kjo është lëvizje për shtetin ligjor, për transparencën, për ligjin ndërkombëtar.

Nuk ka asgjë të përbashkët as me anti presidentin Trump, as me anti-zionizëm, me asnjërën nga këto.

U përpoq Edi Rama t’ua japë të gjitha.

Pra, edhe njëherë, të ndërpresim çdo gjë.

Të merremi me kërkesat.

Dhe Parlamenti Evropian kërkon me urgjencë tërheqjen e ndryshimeve të ligjeve që janë bërë në këtë parlament.

Kërkon moratorium për çdo leje të re dhe për çdo veprim të ri para se të ndryshohet ligji.