Seanca në GJKKO, Meta i lë porosi Tedi Blushit
Në GJKKO ka nisur gjyqi ndaj ish presidentit të Republikës, Ilir Meta.
Para nisjes seancës gjyqësore në themel, mes Ilir Metës dhe Tedi Blushit është zhvilluar një dialog në distancë. Meta ka lënë porositë për vijimin e aksionit politik.
Meta pyeti Blushin se si paraqiret kursi i këmbimit valutor pas operacioneve të SPAK
Meta: Tedi më thuaj pak të lutem si paraqitet kursi i këmbimit valutor pas këtyre operacioneve e sekuestrimeve ça janë këto
Monika Kryemadhi: Në 85… (por Meta insistoi të merrte përgjigje nga Blushi)
Blushi: Ka rënë ende më shumë, ka rënë në 94. Do bjerë akoma më shumë
Meta: Mooosss, Do ketë reminitanca, po çfarë bëni ju në opozitë?
Blushi: Në shesh, protesta
Meta: Tedi, theksoni kursin e euros ajo është kryesore