Berisha: Skapi nuk e sjell kërkesën tjetër për arrestimin e Belindës sepse po përgatitet arratisja e saj
“Skapi nuk e sjell kërkesën tjetër për arrestimin e Belindës sepse po përgatitet arratisja e saj”. Kështu deklaroi nga foltorja e kuvendit gjatë seancës së sotme lideri i opozitës shqiptare
Berisha: Dhe t’u them tjetrën, ça po bëjnë.
Belindën po e përgatit për në arrati.
Cila nga ju ka shoqëruar Belindën në udhëtimet e saj në Greqi me skafe?
Do dilni se kujtoni ju se deti nuk ka sy.
Edhe deti ka sy.
Ua them unë ju.
Dhe ai po pret që të kalojë pak që të arratisë Belindën.
Ndaj dhe Skapi i partisë nuk e sjell, bën sikur e sjell, po nuk e sjell mandat arrestin e saj për së dyti.
Jo, rrini të qetë, nuk e keni këtu se ajo po përgatitet për të ikur.
Ku e keni Agaçin?
Ku e keni Endri Fugën?
Ku i keni të arratisurit.
Ata që po protestojnë janë heronjtë e vërtetë të këtij populli.
Ai të fshihet se nuk vjen në parlament.
Dhe ju mashtroni.