Çmimet e karburanteve në Kosovë sërish në rënie – publikohet lista e re
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) ka njoftuar çmimet maksimale të lejuara të derivateve të naftës për datën 18 qershor 2026, duke bërë të ditur se edhe sot është shënuar ulje e lehtë e çmimeve.
Sipas vendimit të ministrisë, çmimi maksimal i naftës (dizel) është caktuar në 1.45 euro për litër, duke shënuar një rënie prej dy centësh krahasuar me një ditë më parë, kur një litër dizel tregtohej me 1.47 euro.
Edhe benzina ka pësuar ulje të lehtë. Nga 1.39 euro për litër sa ishte të mërkurën, sot çmimi maksimal i lejuar është 1.38 euro për litër, pra një cent më lirë.
Ndërkohë, çmimi i gazit nuk ka ndryshuar dhe mbetet 0.67 euro për litër.
Sipas njoftimit të MINT-it, çmimet e reja hyjnë në fuqi nga ora 10:00.
Çmimet maksimale të lejuara për 18 qershor 2026 janë:
Nafta (dizel): 1.45 euro/litër
Benzina: 1.38 euro/litër
Gazi: 0.67 euro/litër