Berisha: Shqiptarët janë derdhur në rrugë kundër diktaturës autoritare dhe narkoshtetit të vetëm në Evropë
Gjatë fjalës në foltoren e Kuvendit kreu demokrat Berisha tha se “Shqiptarët janë derdhur në rrugë kundër diktaturës autoritare dhe narkoshtetit të vetëm në Evropë”.
Berisha: Të nderuara deputete e deputëtë, të dashur qytetarë që ndiqni këtë seancë e cila përbën një akt cinik, një akt të vërtetë lufte ndaj atyre qindra mijëra qytetarëve që kanë pushtuar rrugët dhe sheshet e Tiranës në mbrojtje të rendit kushtetues, në mbrojtje të ligjeve shqiptare dhe ndërkombëtare të dhunuara në mënyrë flagrante nga Edi Rama dhe klanet e tij me pushtet dhe në bodrumet e karteleve të drogës.
Janë 18 ditë të papara në historinë e Shqipërisë.
Kurrë ndonjëherë shqiptarët nuk janë derdhur në rrugët dhe sheshet e kryeqytetit të tyre në emër të asaj përgjegjësie, që është përgjegjësia më e lartë pas përgjegjësisë para Zotit, përgjegjësisë qytetare.
Qytetarët dhe rinia shqiptare kanë mbushur sheshet dhe rrugët e Shqipërisë, absolutisht jo kurrë si një lëvizje fashiste apo antisemite apo antitrampiste, jo dhe jo. Ata kanë mbushur rrugët dhe sheshet kundër një diktature autoritare që shkelmon, që zvarrit, që shkelmon të drejtat e njeriut dhe që zvarrit qytetarët paqësorë.
Kundër një diktature autoritare që ka ndërtuar në Shqipëri narkoshtetin e vetëm në Evropë.
A e kuptoni ju si jeni tani?
Unë shoh ku i keni pozicionet në piramidën e narkoshtetit ju.
Se janë trafikantët.
Janë biznesmenët.
Por në krye jeni ju.