PANIK NË KUVEND/ Klosi 'gris' Ramën, pankartat në dyert e Kuvendit, nis menjëherë 'operacioni' për t’i zhdukur
Një “rrezik” i pazakontë është shfaqur sot në dyert e Kuvendit: disa pankarta. Deputetët e Partisë Demokratike hynë në Parlament të shoqëruar me mesazhet e protestuesve, në kuadër të protestës qytetare kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij.
Por duket se pantartat kanë shkaktuar më shumë reagim sesa pritej. Pasi u vendosën në dyert e Kuvendit, ku shkruhej “Rama në burg” dhe “Belinda në burg”, nisi menjëherë “aksioni i pastrimit”.
Pamjet e siguruara nga SYRI tregojnë momentin kur deputeti socialist Blendi Klosi ndërhyn ndaj pankartave, duke grisur njërën prej tyre. Më pas, në skenë hyjnë Garda dhe punonjësit e shërbimeve të Kuvendit, të cilët kujdesen që mesazhet të mos qëndrojnë gjatë në hyrje të institucionit.
Mesa duket rilindasit i ka kapur një frikë e madhe që Rama mos t'i shohë mesazhet e qytetarëve, por a mjafton kjo?