Berisha: Ky parlament nuk mund të trajtojë çështje tjetër përveç agjendës së qytetarëve në protestë

Gjatë një reagimi në Kuvend kreu demokrat Sali Berisha tha se, “ky parlament nuk mund të trajtojë çështje tjetër përveç agjendës së qytetarëve në protestën më madhështore në historinë e këtij vendi”.

Berisha: Zoti kryetar, në procesverbal keni censuruar fjali të tëra për shkak të tmerrit që keni nga fjala ime.

Por ato i kanë dëgjuar qytetarët dhe nuk është qëllimi pse e marr fjalën.

Qëllimi pse e marr fjalën është se gjithçka lexuat ju aty, nga e para tek e fundit, është një sfidë, është një karshillëk, është përçmim për protestën e qindra mijëra shqiptarëve të cilët kanë një agjendë ndër më të drejtën që ka pasur ndonjëherë, agjendë që u mbështet fuqimisht nga Parlamenti Evropian dje.

Ky parlament nuk mund të trajtojë çështje tjetër përveç agjendës së qytetarëve në protestën më madhështore në historinë e këtij vendi.

Ndaj dhe tërhiq rendin e ditës, t’i rikthehemi agjendës.

Mendoj se ky është detyrimi absolut i këtij parlamenti në mënyrë që të mos përfundojë edhe ky aty ku e meriton sa më shpejt.