U hetua për korrupsion, Rama emëron Myzyrin në krye të Operatorit të Blerjeve të Përqendruara

Jonaid Myzyri emërohet nga Edi Rama në krye të Operatorit të Blerjeve të Përqendruara.

Ai ka zëvendësuar në këtë post Arlinda Pogaj e cila dha dorëheqjen.

Jonaid Myzyri, ish- kreu i Komisionit të Prokurorit Publik ishte nën hetim nga SPAK mbi procedurat e tenderave përgjatë viteve 2020-2023 pasi kishte dyshime të forta se ishin zhvilluar pa garë, pasi në shumë raste rezulton pjesëmarrëse vetëm një kompani, e në rast të tjera, shoqëritë janë skualifikuar në mënyrë të padrejtë.