‘Në panik nga protesta’, Xhaferri: Rama e kthehu Shqipërinë në lavatriçe të parave të pista, SPAK lëvizi pas partnerëve
Lëvizjet e fundit të SPAK nuk po shihen si një sukses i brendshëm i institucionit, por si një reagim i detyruar nga agjencitë partnere ndërkombëtare. Shqipëria, sipas analizave të fundit, po funksionon si dy shtete paralele: njëri shtypës ndaj qytetarëve të thjeshtë që hetohen sapo depozitojnë shuma minimale në banka, dhe tjetri një "lavatriçe" e Evropës, ku qindra miliona euro pastrohen pa asnjë problem, një mekanizëm që pretendohet se menaxhohet nga vetë majat e qeverisjes.
Në qendër të kësaj situate ndodhet kryeministri Edi Rama, i cili po përballet me një konflikt të thellë brenda Partisë Socialiste dhe me efektet gërryese të protestave. Edhe pse hidhen hipoteza për zgjedhje të parakohshme, deputeti demokrat Besart Xhaferri në një bisede me moderatorin Falvio Qarri në emisionin “Kafe Shqeto në Syri tv tha se çdo proces zgjedhor me Ramën në krye të qeverisë do të zhvillohej në po ato kushte të paligjshme e favorizuese për pushtetin. Përdorimi i administratës, paratë e tenderave dhe lidhjet me botën e krimit shihen si mekanizma që vihen në punë pikërisht për të manipuluar procesin zgjedhor, e për rrjedhojë, ndryshimi i kodit elektoral dhe kushteve të garës mbetet domosdoshmëri për të shëruar "sëmundjet" e vendit.
Ajo që bie në sy së fundmi është një transformim drastik i figurës së kryeministrit. Para nisjes së protestave, arroganca e tij kishte arritur majat, duke i konsideruar të pavlerë deputetët e tij dhe gjithë administratën shtetërore. Megjithatë, presioni i qytetarëve në sheshe duket se e ka tronditur këtë siguri. Përballë numrave që po tkurren në parlament, kreu i qeverisë raportohet se ka kaluar në një fazë paniku, duke u dërguar mesazhe personale deputetëve socialistë për t'i mbajtur afër dhe për t'u rikujtuar se ata ekzistojnë. Ky ndryshim drastik provon se protestat kanë goditur drejtpërdrejt arrogancën e pushtetit, duke hapur rrugën për krijimin e një produkti të ri politik që synon t'i kthejë zgjedhjet tek qytetarët.
Flavio Qarri: Xhaferri e pashë që kishte një...
Besart Xhaferri: P unë kisha vetëm dy pika për ta thënë. Po thoja që vetëm në një javë ka ndodhur kjo, po nuk është suksesi i SPAK-ut, është i agjencive partnere. Se të jetë për SPAK, asgjë s'kishte lëvizur. Dhe e dyta, që ne në Shqipëri jetojmë në dy shtete paralele: një shtet që është represiv ndaj teje, meje, EIkierit, nëse duam të fusim 5 mijë euro, 10 mijë euro në bankë na fillon pastrimi i parave e burimi e të tjerë e të tjerë. Dhe një shtet lavatriçe e Evropës, që mund të vijnë njerëzit me çanta me qindra miliona euro dhe të fillojnë t'i pastrojnë pa problem. Dhe kjo vërteton që ky shtet lavatriçe patjetër është i urdhëruar nga pronari i këtij shteti lavatriçe që është kryeministri i Shqipërisë.
Flavio Qarri: Në vlerësimin tuaj zoti Xhaferri, një vlerësim politik, duke pasur parasysh dhe këtë konfliktin që s'është i pari në PS, në ç'pozitë është kryeministri sot? Dhe mbi të gjitha, fillimisht me këtë, ti e sheh këtë skenar të Ramës me neo-malësoren
Besart Xhaferri: Nuk besoj se është skenar.
Flavio Qarri: Nuk ka një përpjekje të tij për të shkuar në zgjedhje të parakohshme menjëherë?
Besart Xhaferri: Po nuk është se do shkonte në zgjedhje të parakohshme se e tha Mariana. Pra ai nëse do të shkojë në zgjedhje të parakohshme e ka në dorë sot, ta shpërndajë parlamentin për 45 ditë shkon në zgjedhje. Uroj jo, sepse ne nuk duam zgjedhje me Edi Ramën kryeministër. Kjo, besoj edhe protestuesit në atë shesh duhet ta kuptojnë, që nëse zgjedhjet bëhen me Edi Ramën kryeministër, Edi Rama është përsëri në të njëjtat rrethana favorizuese, të paligjshme, ndaj procesit zgjedhor. Sepse gjithë sëmundjet e Shqipërisë fillojnë nga procesi zgjedhor. Nëse ekonomia është kriminalizuar, është sepse bandat kanë qenë pjesë e procesit zgjedhor; nëse administrata është politizuar, është sepse përdoret për procesin zgjedhor; nëse tenderat vidhen, vidhen për procesin zgjedhor, që të kenë paratë për ditën e zgjedhjeve. Pra çdo gjë buron nga procesi zgjedhor, dhe ne duhet të garantojmë procese zgjedhore të pandikuara, në mënyrë që dhe këto sëmundje të Shqipërisë të shërohen në të ardhmen. Që qeveria e ardhshme që do vijë të mos i ketë borxh asnjë bande, të mos ketë nevojë për korrupsion për para që të fitojë zgjedhjet, por t'i fitojë me mirëqeverisje. Pra ta fitojë ajo parti që ka mirëqeverisur, që ka kursyer taksat e shqiptarëve. Por konflikti brenda PS-së unë mendoj që do jetë më i thellë.
Por edhe pas këtyre protestave, çfarëdo që të prodhojnë, patjetër epoka të ndryshme. Kemi një Edi Ramë para protestave i cili ishte aq arrogant sa filloi një fushatë prishjesh, ju tha deputetëve të tyre jeni të gjithë kot, jam vetëm unë këtu.
Flavio Qarri: Të gjithë administratës.
Besart Xhaferri: Gjithë administratës jeni të gjithë kot, jam vetëm unë këtu.
Flavio Qarri: Faza e fundit e planit për të vjedhur çdo tokë që kishte ngelur.
Besarat Xhaferri: Kërcënimi i fundit i ditës së parë të protestës, 'do ikni nga kati i fundit ju lash fare'. Pra, ishte një Edi Ramë që ishte i shkëputur nga realiteti por ishte i deliruar nga ato numra. Ndërsa sot, është një Edi Ramë që i shkruan mesazhe personalisht çdo deputeti të PS-së, është rikujtuar dhe njëherë se ka ca deputetë.
Flavio Qarri: Çfarë u shkruan deputetëve të PS-së?
Besart Xhaferri: Takohen, bëhen, rrinë, pra t'i sajdisi pak. T'ju rikujtojë emrat të paktën se ndoshta s'jua dinte as emrat, e kupton. Pra, një gjë që ka rritur kjo protestë. Ka arritur shumë gjëra, por një nga gjërat është që ka goditur arrogancën e pushtetit. Prandaj protestat janë të mira, sepse godet arrogancën e atij që do na qeverisë sot, nesër, pasnesër, kushdo që është që do qeverisë, protestat janë gjëra shumë të shëndetshme. Por arritjet politike që protesta duhet të arrijë mendoj që duhen fokusuar 100% te procesi zgjedhor, te ndryshimet kushtetuese, te kodi elektoral, te rrethanat që do jenë për një garë të barabartë.
Flavio Qarri: Pra një produkt...
Besart Xhaferri: Po, ky është produkti kryesor që do ndryshojë të gjithë produktet…