Mbahet sot seanca plenare! Zbardhet rendi i ditës, çfarë pritet të diskutohet në Kuvend

Sot mbahet seanca plenare në Kuvendin e Shqipërisë. Seanca pritet të nisë në orën 10:00. Në rend dite janë disa interpelanca. Një interpelancë është thirrur me Ministren e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala, kërkuar nga një grup deputetësh të Grupit Parlamentar të PD.

Gjithashtu Interpelancë është kërkuar me zv.kryeministren Albana Koçiu, kërkuar nga deputeti Erion Braçe, po ashtu Interpelancë pritet të zhvillohet me Ministrin e Turizmit , Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, kërkuar nga Ina Zhupa.

SEANCË PLENARE -Rendi i ditës

E enjte, 18 qershor 2026, ora 10:00 RENDI I DITËS Në mbështetje të urdhrit nr. 38, datë 16.6.2026 të Zëvendëskryetares së Kuvendit, znj. Klodiana Spahiu rendi i ditës është si më poshtë vijon: 1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 11.6.2026. (Neni 44, pika 2, të Rregullores së Kuvendit)

(Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, si dhe neneve 55, 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim) Pyetje Shprehet nismëtari Shprehet Komisioni përgjegjës për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm Dhënie mendimi Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike Dhënie mendimi Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat Dhënie mendimi Komisioni për Europën dhe Punët e Jashtme Diskutime (Shprehen grupet parlamentare) Koha e votimit

Koha e votimit 19. Projektvendimi “Për ngritjen e tri nënkomisioneve në përbërje të Komisionit për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural”. (Në mbështetje të nenit 78 të Kushtetutës dhe neneve 19, pika 2, dhe 55 të Rregullores së Kuvendit, shumicë e thjeshtë votash për miratim) Koha e votimit 20. Projektvendim “Për ngritjen e Nënkomisionit për Integritetin e Informacionit Publik, Dezinformimin dhe Ndërhyrjet e Huaja në përbërje të Komisionit për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik”. (Në mbështetje të nenit 78, pika 1, të Kushtetutës dhe neneve 19, pika 2, 21, pika 1, dhe 55, pika 1, të Rregullores së Kuvendit, shumicë e thjeshtë votash për miratim) Koha e votimit