Aksident pranë Syrit të Kaltër, dy persona bien me motor në humnerë

Një aksident është regjistruar pranë Syrit të Kaltër, në Bashkinë Finiq, ku dy persona, njëri prej tyre shtetas i huaj, kanë rënë me motor në një humnerë rreth 15 metra buzë rrugës.

Fatmirësisht, të dy kanë pësuar vetëm lëndime të lehta. Në vendngjarje ndërhynë forcat e MZSH-së, policia dhe urgjenca mjekësore, të cilat kryen operacionin e shpëtimit.

Pas nxjerrjes nga terreni i vështirë, të lënduarit u transportuan drejt Spitalit të Sarandës për kontrolle dhe trajtim mjekësor.

Autoritetet po punojnë për të sqaruar rrethanat e plota të aksidentit.