VIDEO/ Angli-Kroaci, Harry Kane zhbllokon rezultatin me penallti
Në “AT&T Stadium” të Arlingtonit po luhet ndeshja më e fortë e grupeve të Botërorit mes Anglisë dhe Kroacisë, shkruan Syri.net.
Në minutën e 10-të anglezët fitojnë një 11-metërsh. Harry Kane gjuan, por pret portieri kroat.
Por, VAR ndërhyn dhe penalltia përsëritet.
Në tentativën e dytë, kapiteni i “Tre Luanëve” tregohet i saktë, duke kaluar ekipin e tij në avantazh.