Nga Balluku te Joana Bushi/ Të besuarit e Edi Ramës në bashki, që u kthyen në simbole të aferave korruptive

SPAK ka bërë pak më shumë apo më pak se ajo që ne kemi muaj që denoncojmë, lidhjet e fshehta të korrupsionit dhe pastrimit të parave. Në vijim do tju tregojmë se nuk bëhet fjalë vetëm për korrupsion apo vjedhje. Por bëhet fjalë për diçka më të madhe, që duket se gjenezën e ka shumë më parë, që në godinën e Bashkisë së Tiranës kur drejtohej nga Edi Rama. Një organizatë politike apo unë do të preferoja ta quaja sekt, po trajtojnë sot Shqipërinë si çiflit të tyrin, ku qeverisja ka vetëm një motiv vjedhjen. Sot të akuzuar për vjedhje e korrupsion janë po të njëjtit zyrtar që deri dje akuzoheshin në Bashkinë e Tiranës për vjedhje, rryshfet e shkatërrimin e Tiranës me betonizimin në çdo hapsirë publike.

Dosja e korrupsionit dhe abuzimit me miliarda euro të taksapaguesve shqiptarë për Belinda Ballukun, nxjerr në pah edhe një tjetër fakt shqetësues, se si Shqipëria është marrë peng nga një grup individësh të lidhur mes tyre prej më shumë se 2 dekadash, e që në atë kohë kanë qenë në qendër të akuzave për abuzime, korrupsion e madje edhe të shkatërrimit të Tiranës me betonizim dhe lulëzimin e pallateve në çdo hapsirë publike. Emri përbashkues është Edi Rama, i cili me këtë grup personash mori peng fillimisht Partinë Socialiste e në fund Shqipërinë, duke e shndërruar në çifligun e tij dhe bashkpuntorëve të ngusht, të cilët tashmë janë të zhytur në afera korruptive.

Dhe pyetja që shtrohet tashmë është nëse të gjithë bashkpunëtorët e Edi Ramës që prej Bashkisë së Tiranës kanë bërë korrpsion pa dijeninë e tij? Apo ata janë thjesht igranazhet e një sekti që ruan lidhjet e mbrojnë njeri tjetrin prej më shumë se dy dekadash?

Emrat e bashkpunëtorëve të ngushtë të Edi Ramës, dje në Bashki e sot në qeveri, duke marrë peng si Partinë Socialiste por edhe vendin bëhen publike të ghjithë bashkë në 19 korrik të vitit 2011, kur në media u publikua një deklaratë e Drejtorëve të Bashkisë Tiranë të cilët jepnin dorëheqjen në mënyrë demostrative pasi lideri i tyre, frymëzuesi i madh Edi Rama humbi zgjedhjet.

 “Në gjithë këto vite pune pasionante, me përkushtim e profesionalizëm, falë edhe një lidershipi frymëzues, kemi shënuar të gjithë së bashku rezultate të jashtëzakonshme, duke transformuar rrënjësisht kryeqytetin dhe krijuar një institucion publik të standardeve europiane, Bashkinë e Tiranës.

Me krenari për shërbimin e kryer deri këtu ndaj qytetit tonë, me nderim për çdo qytetar, të cilit kemi pasur privilegjin t’i shërbejmë dhe me keqardhje për pamundësinë që të vazhdojmë punën nën një lidership pa legjitimitet moral, pavarësisht mbrojtjes që na ofron ligji për të qëndruar në pozicionet tona si nëpunës të shërbimit civil dhe shtetit, ne i deklarojmë opinionit publik dorëheqjen tonë të parevokueshme nga detyra.”

Pra drejtorët e ndershëm të Edi Ramës që betonizuan Tiranën vendosën për arsye morale të dorëhiqen pasi Luli nuk i fymëzonte. Në fund të deklaratës janë dhe emrat e drejtorëve, që sa shqiptarëve u interesojnë ti dëgjojnë edhe ata socialistë që vijojnë ti qëndrojnë besnikë siglës së tyre partiake.

Dorëheqjet në Bashkinë e Tiranës

Dritan Agolli                        Administrator i Përgjithshëm

Majlinda Dhuka                Drejtor i Përgjithshëm

Sonila Qato                                         Drejtore e Urbanistikës

Albana Koçiu                      Drejtore e Infrastrukturës

Viola Haxhiademi             Drejtor i Përgjithshëm

Irfan Dashi                          Drejtor i Përgjithshëm

Arben Seferaj                    Drejtor i Përgjithshëm

Androkli Kokthi                 Drejtor i Përgjithshëm

Pal Doçi                                Drejtor i Shërbimeve

Joana Bushi                                        Drejtor Drejtorie

Flutura Pulaci                     Drejtor Drejtorie

Enton Punavija                  Drejtor i Transportit

Afrim Qëndro                    Drejtor Drejtorie

Kujtim Spahiu                    Drejtor Drejtorie

Anila Shehu                                        Drejtore e Pastrimit

Hantin Bonati                     Drejtor për Kontrollin e Territorit

Ogerta Manastirliu          Drejtor Drejtorie

Migena Vishko                  Drejtor Drejtorie

Julian Zanaj                         Drejtor Drejtorie

Albana Dhimitri                 Nënkryetare

Vali Bizhga                           Nënkryetare

Belinda Balluku                 Drejtoreshë e kabinetit

Deri më sot emisioni PLUG ka zbuluar shumë nga aferat korruptive të Qeverisë së Edi Ramës. Kemi denoncuar skemën 5D por edhe 5B e Belinda Ballukut. Kemi faktuar sesi me firmën e Ballukut sot buxhetit të shtetit i mungojnë 130.000.000 euro vetëm nga Bankers Petrolium. Kemi faktuar vjedhjen me procedurat e prokurimit për rrugët e arta të cilat po shemben dita ditës. Kemi faktuar sesi me firmën e Ballukut, drejtorët e saj pp bëhën pronarë të parqeve fotovoltaike duke vjedhur tokën e fermerëve. Kemi faktuar sesi Armando Subashi është vënë në shërbim të Ballukut për dhënien e këtyre tokave me qera, e këtë nuk e thotë PLUG por një raport auditimi i KLSh-së. Dhe e përbashkëta e këtyre skandaleve ka një emërues të përbashkët: Të gjithë kanë qenë bashkpunëtorë të ngushtë të Edi Ramës që në kohën që ai drejtonte Bashkinë e Tiranës.

Por le ti marrim me radhë disa prej më kryesorëve, që pasi morën frerët e Partisë Socialiste shndërruan Shqipërinë në çiflit për llogari të një personi, idhullit të tyre jo vetëm politik, Edi Rama.

BELINDA BALLUKU, në Bashkinë e Tiranës ka ndryshuar disa herë pozicion, duke mbajtur edhe postin e shefes së kabinetit, që do të thotë një nga postet kyçe të kontrollit të të gjithë Bashkisë. Disa prej aferave për të cilat ajo akuzohet shqiptarët tashmë i dijnë ndaj dhe do të kalojmë në emrin e radhës, që kanë vijuar po me të njëjtin përkushtim edhe në qeverinë e Edi Ramës.

JOANA BUSHI, është një nga bashkpunëtoret më të ngushta të Edi Ramës dhe Belinda Ballukut, që shpesh me firmën e saj ka rezultuar punëmbaruar në këto afera, por tek ky emër do të ndalemi gjerësisht në vijim të emisionit.

VIOLA HAXHIADEMI,në Bashkinë e Tiranës ka mbajtur postin e Drejtoreshës së Përgjithshme dhe sot rezulton një nga emrat më të përmendur në dosjet e Belinda Ballukut. Haxhiademi, prej vitesh ka qenë krahu i djathtë i Belinda Ballukut si Sekretare e Përgjthishme në Ministrinë e Infrastrukturës dhe pas largimit të saj, Haxhiademi do të dërgohej te KESH, Korporata Energjetike që prej kohësh është nën lupën e SPAK për miliona e miliarda euro të shpenzuara në tenderat e blerjes së energjisë.

DRITAN AGOLLI, Administrator i Përgjithshëm në Bashkinë e Edi Ramës deri në vitin 2011 është një nga personazhet që ka drejtuar drejtoritë kryesore të tenderave të Belinda Ballukut dhe Edi Ramës. E për këto funksione, sot është edhe një nga personazhet me llogari të hapura në SPAK. Një prej aferave më skandaloze ku do të përmendej është tek Fondi Shqiptar i Zhvillimit, ku nuk ngurojë të gostiste me 410 mijë euro kuzhinierin e të birit, në kudarë të projektit “100 fshatrat”.

SONILA QATO, ka mbajtur pozicionin e Drejtores së Urbanistikës në Bashkinë e Edi Ramës, e deri sot ajo ka mbajtur disa prej posteve më të rëndësishme në drejtoritë qeveritare, si IKMT, Agjencia e Pronave apo ARRSH ku do të akuzohej për abuzime qindra milionë euro me tenderat e rrugëve.

AFRIM QËNDRO, me disa pozicione në Bashkinë e Tiranës së Edi Ramës, dhe me më shumë pozita në qeverinë e Edi Ramës, siç në krye të ARRSH, e së fundmi u dërgua nga EdI Rama në krye të IKMT pas skandalit dhe dhunës mes punonjësve të lidhur me personazhe të akuzuar për krime të ndryshe.

ENTON PUNAVIJA Drejtor i Transportit në Bashki do të mbahej sërish afër nga Edi Rama me postin e Drejtorit të Transportit Rrugor, e sëfundmi edhe në Bashkinë e Tiranës së Erion Veliajt, ku nga SPAK u hetua si pjesë e dosjes 5D. Bashkë me të të njëjtin fat do të kishte edhe

JULIAN ZANAJ, Drejtor i Edi Ramës në Bashki. Zanaj u akuzua nga SPAK si pjesë e aferave korrptive të dosjes 5D.

ARBEN SEFERAJ, Drejtor i Përgjithshëm në Bashki, pas marrjes së qeverisë nga Edi Rama do të emërohej drejtor i CEZ apo OSHEE, post të cilin do e mbante disa vite.

Ndër vite thuajse të gjithë këta bashkpunëtor të EdI Ramës do të ishin në qendër të opinionit publik me akuza, siç IRFAN DASHI në kohën kur drejtonte rezervat e Shtetit.

ANDROKLI KOKTHI, Drejtor i Përgjithshëm i Bashkisë do të emërohej drejtor Tatimesh të Tiranës kur Edi Rama do të merrte pushtetin, por ndryshe nga kolegët e tij, prangat kërcitën shumë shpjetë.

Jo vetëm në menaxhimin e institucioneve kyçe për tenderat, pronat, energjinë apo rrugët. Por Edi Rama të besuarit e vetë prej dekadash i katapultoi edhe në nivelet më të larta të qeverisjes dhe politikbërjes. Ku siç në kohën e Bashkisë së Tiranës, nën vorbullën e akuzave për korrupsion, përqindje lejesh apo betobnizim, u shndërruan në akuza për vjedhje korrupsion e shkatërrim në krye të qeverisë. Belinda Balluku do të zëvendësohej si zv. Kryeministre, nga një tjetër bashkpunëtore e hershme e Edi Ramës, ALBANA KOÇIU. Koçiu, ministre e brendshme e ndër më jetgjatat në qeverisjen e Edi Ramës, në kohën e drejtimit të bashkisë ka mbajtur disa pozicione kyçe, si Drejtore e Infrastrukturës, menaxhimit të territorit apo burimeve njerëzore.

OGERTA MANASTIRLIU, është një tjetër e konsideruar yll në ngjitje i rilindjes, të paktën deri pak kohë më parë. Nga një nxënëse që adhuronte Edi Ramën do të shndërohej në drejtorëshë të tij në Bashki, e nga aty me poste të rëndëishme ministrore si Arsimi apo Shëndetësia, e së fundmi u besua nga Edi Rama për të zëvendësuar Erion veliajn në Bashkinë e Tiranës.

MAJLINDA DHUKA, të cilës sot EdI Rama i ka dhënë në dorë fatin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian e ka nisur karrierën shtetërore fal Edi Ramës në bashki.

BLENDI GONXHJA, është një tjetër bashkpunëtor i herëshëm i Edi Ramës, sëbashku me ulje ngritjet e tij të miqësisë me kreun e ekzekutivit.

HANTIN BONATI, Drejtor për Kontrollin e Territorit në Bashkinë e EdI Ramës, sot është një nga emrat jo shumë publik të Këshillit të Ministrave, por jo për nga pozicioni kyç, pasi sot mban postin e zv. Ministrit të Energjisë dhe Infrastrukturës, institucionit më të akuzuar për afera korruptive. E personazhi në hije i qeverisjes së Edi Ramës, sin ë bashki e në qeveri është VALI BIZHGA, e cila për shumë vite konsiderohej një nga njerëzit më me pushtet në oborrin e Edi Ramës.

Siç i patë, pjesa më e madhe e vartësve të Edi Ramës në Bashkinë e Tiranës, sot kanë në dorë fatin e Shqipërisë, pasi zhbënë Partinë Socialiste me formacionin e ri Rilindje. Por a ishte rastësi që këta bashkpunëtorë të gjithë kanë ngrënë kumblla e mollë pas kurrizit të shefit? I mbetet SPAK ta hetojë.

Por jo vetëm këta personazhe, pasi sot shumë ministra, zëvendësministra dhe Drejtorë të Rëndësishëm janë po ashtu ish-zyrtarë të Bashkisë së Edi Ramës, pavarësisht se kanë shërbyer në pozicione më të ulëta.

Thuajse të gjithë bashkpunëtorët e Edi Ramës, nisën edhe forcimin e linjës së tyre me pushtet politik e para, e ndër më kryesoret brenda rilindjes ishte belinda Balluku, që sot fal pushtetit të saj dhe mbrojtjes së Edi Ramës po arrin ti shpëtoj drejtësisë. Balluku është kujdesur që të besuarit e saj dhe Edi Ramës, ti katapultoj politikisht në radhët e Partisë Socialiste e shpesh pa meritë.

Në korrik të vitit 2024, mblidhet kongresi i Partisë Socialiste nga i cili u përzgjodhën anëtarët e Asamblesë Kombëtare, struktura më e lartë vendim marrëse e kësaj force politike. Qarku i Dibrës dikur i drejtuar nga Belinda Balluku përzgjodhi si përfaqësues ushtarët e saj dhe jo socialistë të ndershëm për ti përfaqësuar.

Emrat që spikasin janë:

JOANA BUSHI, mikesha e ngusht e Ballukut e cila ka mbajtur funksionin e Drejtores në Bashki Tiranë, më pas Drejtore Divizioni në Albcontrol.

Laureta Omeri një bashkëpuntore e Ballukut që nga Bashkinë Tiranë. Në vitin 2022 ajo u vu në krye Albcontrol. Por emri i saj del dhe në konfliktin që Balluku pati me Kajmakun e Vorës. Balluku e kishte emëruar ZV.Kryetare Bashkie Omerin, e cila më pas u shkarkua nga Kajmaku. E për hakmarrje Balluku e kallëzoi dhe arrestoi këtë të fundit.

MARIO BAKALLI, një tjetër ushtar që i shërbeu Ballukut kur ajo ishte drejtuese politike në Dibës. Bakalli drejtone Ujësjellës Kanalizime Dibrë. Më pas kur Balluku u transferua në Fier Bakalli merr drejtimin e UKF. Për këtë ka dhe një denoncim nga Piranjat.

ERJON GJESTILA po punonjës në institucionet e varësisë së Ballukut. E kështu vazhdon shumica e listës së Qarkut Dibër.

Por të rikthehemi te shtetasja Joana Bushi, që tashmë rolin e saj në aferat e Belinda Ballukut e ka përcaktuar edhe SPAK. Ajo ka mbajtur detyrën e Drejtores së Divizionit të Shërbimeve Mbështetëse, drejtori që mbulon dhe prokurimet. Emisioni PLUG investigoi dhe më tej për këtë drejtori dhe rezulton se në shkurt të vitit 2019 KLSH-ja ka mbyllur një auditim ku ka konstatuar shkelje shumë të rënda. Raporti nuk gjendet në faqen zyrtare por sipas shkrimeve të kohës rezulton se kishte shkelje flagrante.

Shkeljet janë vërejtur në të 22 rastet e zgjedhura për hetim. Në raport thuhet se 11 proçedura prokurimesh janë zhvilluar në mungesë të plotë të konkurrencës dhe kontratat e nënshkruara nuk kanë respektuar barazinë mes operatorëve ekonomikë. në 5 procedura prokurimi, në hartimin e dokumenteve të tenderit, nuk janë dhënë argumentime mbi vendosjen e çdo kriteri të veçantë për kualifikim,veprim ky që  bie në kundërshtim me “Rregullat e Prokurimit Publik". Ndërkohë në 5 tendera të tjerë janë konstatuar se kanë munguar plotësisht specifikimet teknike.

Por jo vetëm kaq në një raport tjetër të KLSH ku janë auditurat disa procedura tenderuese rezulton sërisht me shkelje. Në faqen 98 të raportit audituesit shkruajnë:

 “Nga shqyrtimi i dokumentacionit të vënë në dispozicion, u shqyrtua proçedura e prokurimit publik, me objekt: "Shpenzime për kontrollin mjeksor" REF-39921-10-17-2019 me vlerë 41,000,000 (dyzetë e një milion) lekë pa tvsh.”

“Nga shqyrtimi i dokumentacionit të vënë në dispozicion, grupi i auditimit konstaton se procedura me objekt: Shpenzime për kontrollin mjeksor, është iniciuar nga Drejtore e Divizionit Administrativ J.B., por në këtë kërkesë nuk ka një analizë ose një studim të nevojës së fizibilitetit për kryerjen e këtij shërbimi, si dhe nuk ka të bashkëlidhur Plan- Buxhetin së bashku me argumentimin përkatës në të cilin është parashikuar kryerja e këtij shpenzimi, jo në përputhje me kriteret e nenit 1, pika dh) e Ligjit nr. 9643, datë 20.11.2006, i ndryshuar”

Pra Joana Bushi personalisht ka iniciuar këtë procedurë tenderuese në vlerë 500.000 euro me TVSH për check up e punonjësve dhe familjarëve të tyre. KLSH konstaton shumë shkelje në këtë procedure, por ne besojmë se ka harruar një aspect shumë të rëndësishëm. Siç të gjithë e dini prej vitit 2015, Edi Rama i ka dhënë një kontratë koncensionare VILMA NUSHIT, e pikërisht për të kryer shqiptarët Check-Up pa pagesë. Në vitin 2016 kontrata amendohet nga Këshilli i Ministrave, duke ulur moshën e atyre që do përfitonin këtë shërbim falas.

 “Të gjithë shtetasit e grupmoshës 35-70 vjeç, me qëndrim të përhershëm në Republikën e Shqipërisë, përfitojnë pa pagesë nga programi kombëtar i kontrollit mjekësor bazë. Identifikimi i shtetasve të grupmoshës 35-70 vjeç me qëndrim të përhershëm në Republikën e Shqipërisë realizohet nga të dhënat e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe të regjistrit elektronik, që administrohet nga mjekët e përgjithshëm të qendrave shëndetësore”

Pra që prej vitit 2016 shtetasit shqiptar nga mosha 35 deri në 70 vjec e kryejnë këtë shërbim falas. Përse Joana e Ballukut vendosi ta bëne me pagesë për punonjësit dhe familjarët e saj. Këtë do të duhet të na e sqarojë SPAK nëse e ka sadopak seriozisht luftën kundër korrupsionit në këtë vend.

Joana Bushi mikeshë dhe ushtare e belës është bashkëshortja e Eno Bushit, ish përfaqësuesi i Partisë Socialise në KQZ. Por është dhe kunata e Florjan Bushit i cili u arrestua gjatë kohës që ishte i punësuar pranë Shërbimit Informativ Shtetëror.

Fillimisht kjo dosje u heta nga Krimet e Rënda dhe Gjykata e Apelit per Krimet e Rënda dikur sot GJKKO e la në burg shtetasin Florjan Bushi. Por më pas çuditërisht akuza nga Korrupsion bëhet nxjerrje e sekretit dhe dosja kalon në Prokurorinë Vlorë dhe dënohet me kohën e paraburgimit. Çështjes i vihet përfundimisht kapaku në gjykatën e lartë ku Medi Bici, Ilir Panda dhe Sandër Simoni nuk prauan rekusin e Prokurorisë Vlorë.

Por skandalet me tendera, prokurime të Ballukut gjatë kohës së drejtonte Albcontroll nuk mbarojnë me kaq. Ndërsa milionat ecnin, e punonjësit e Aviacionit ankoheshin për kushtet dhe nivelin e pagave, në atë kohë Belinda Balluku nuk kursente as luksin e shfrenuar për bashkpunëtorët e saj. Mjafton të kujtohen këtu festat e çmendura që organizonte si drejtuese e këtij institucioni me balerina braziliane të cilat i paguante pikërisht me paratë e Albcontrol.  Pikërisht video që do të shikoni edhe më poshtë ku në një ambient të dekoruar me kujdes, me balerina të ngjashme me veshje karnavalesh, stafi i Albcontrol ka festonte deri në orët e para të mëngjesit në  hotelin me 5 yje në Tiranë.

Tashmë i mbetet SPAK për të konfirmuar, që përballë kaq shumë aferash korruptive, nga zyrtarë të lidhur mes tyre prej dekadash janë thjesht korrupsion dhe vjedhje rastësore nga gjithësecili, apo jemi përballë një organizate apo sekti, që siç prej ditësh poi  akuzojnë shqiptarët e dalë në protest, janë një sekt që në mënyrë të organizuar po grabisin Shqipërinë.

Ajo që nisi si një histori korruptive e Belinda Ballukut, duket se nuk ëhstë vetëm kaq. Vjedhja e miliona eurove mund të jetë përgjegjësi personale për atë që e kreu, në rastin konrekt Belinda Balluku, por vjedhja e Shqipërisë kurrësesi s’mund të jetë personale. Një sekt apo një organizatë e Rilindur, sot vepron në emër të Partisë Socialiste, e si damk ka vjedhjet dhe korrupsionin.

Nëse besimi i publikut vazhdon të mbetet si një nga shtyllat kryesore të Drejtësisë, atëherë ata prokurorë e ata gjyqtarë që paguhen nga taksat e qytetarëve, kanë detyrimin që ti japin një përgjigje atyre mijra shqiptarëve që kanë dal në protestë në mbarë botën, pa pritur që vrulli i protestave të mos kursejë as vetë ata!