'Dhitë janë me Flamingot!'/ Surpriza e ditës së 18-të të protestës, 'bariu' hyn mes turmës me kopenë e tij
Në ditën e 18-të të protestës, krahas pankartave dhe thirrjeve të shumta drejtuar qeverisë, kreativiteti i protestuesve habiti sërish.
Një i moshuar u shfaq në protestë së bashku me dhitë e tij, të vendosura brenda një gardhi të improvizuar, ndërsa lëvizte mes turmës së protestuesve. Prania e tij shkaktoi reagime të shumta dhe atmosferë entuziaste në mesin e pjesëmarrësve.
Mes brohoritjeve dhe duartrokitjeve, bariu përsëriste vazhdimisht sloganin: “Dhitë janë me Flamingot!”
Pamja e pazakontë u bë shpejt një nga momentet më të komentuara të ditës, duke sjellë një element origjinal në protestën që prej më shumë se dy javësh vazhdon të mbledhë qytetarë me kërkesa ndaj qeverisë.
Prania e bariut ishte një formë simbolike proteste dhe një iniciativë spontane për të shprehur mbështetje ndaj kauzës së protestuesve.