250-vjetori i Pavarësisë së SHBA/ Tedi Blushi: Miqësia shqiptaro-amerikane mbetet strategjike

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, mori pjesë në ceremoninë e organizuar nga Ambasada Amerikane në Tiranë me rastin e 250-vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai vlerësoi partneritetin strategjik mes Shqipërisë dhe SHBA-së, duke theksuar rëndësinë e forcimit të mëtejshëm të kësaj aleance në shërbim të demokracisë, sigurisë dhe prosperitetit të përbashkët.

Postimi i plotë:

Gëzuar 250-vjetorin SHBA! I nderuar të merrja pjesë sot në ceremoninë e organizuar nga Ambasada e SHBA në Tiranë me rastin e 250-vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara. Ky përvjetor i rëndësishëm është një moment për të nderuar por edhe për të reflektuar mbi vlerat frymëzuese të lirisë, demokracisë dhe shtetit të së drejtës që kanë udhëhequr historinë e SHBA. Për Shqipërinë, partneriteti i fuqishëm strategjik, aleanca e qëndrueshme dhe miqësia e palëkundur me Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten themelore për konsolidimin e demokracisë, zhvillimin ekonomik, sigurinë kombëtare dhe stabilitetin e rajonit. Duhet ta forcojmë këtë marrëdhënie të veçantë në shërbim të lirisë, paqes dhe prosperitetit të përbashkët. Një urim të veçantë për komunitetin e dashur shqiptaro-amerikan që ka kontribuar ndjeshëm për forcimin e marrëdhënieve në të gjitha fushat, duke shërbyer si një urë e konsoliduar lidhëse për miqësinë tonë afatgjatë dhe të fortë. Zoti e bekoftë miqësinë dhe partneritetin e fuqishëm strategjik shqiptaro-amerikan!