Dita e 18-të e protestës/ Nis marshimi kilometrik i protestuesve, thirrje në kor: Rama jepe dorëheqjen
Pas disa orësh fjalime, protestuesit kanë nisur marshimin në kuadër të protestës së sotme masive, e 18-ta në radhë.
Të shoqëruar nga thirrje të vazhdueshme për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë, një numër i madh protestuesish është larguar nga bulevardi kryesor për t’u drejtuar në një rrugët e Tiranës.
Si në ditët e mëparshme, itinerari i marshimit po ndryshon çdo mbrëmje.
Edhe kjo protestë ka shënuar pjesëmarrje të konsiderueshme qytetarësh, ndërsa pamjet tregojnë turma të mëdha që nisen për në rrugët e kryeqytetit, me thirrjet kundër qeverisë që vijojnë të dominojnë atmosferën e tubimit.