VIDEO/ Portugalia dhe Cristiano Ronaldo zhgënjejnë përballë modestëve të Republikës Demokratike të Kongos
Portugalia luajti ndaj Republikës Demokratike të Kongos në “NRG Stadium” të Houston-it ndeshjen e parë të Grupit K të Botërorit 2026, shkruan Syri.net.
Skuadra afrikane mori një barazim historik 1-1, duke bërë që të zhgënjehen fansat e Portugalisë dhe veçanërisht të Cristiano Ronaldos.
Në minutën e 6-të portugezët kalojnë në avantazh me golin e shënuar nga Joao Neves.
https://streamin.link/v/65c143c1
Në fundin e pjesës së parë, kongolezët surprizojnë luzitanët, duke barazuar rezultatin me Wissa.
https://streamin.link/v/4b8ae587
Në pjesën e dytë, me gjithë zëvendësimet dhe përpjekjet e shumta, Portugalia nuk arriti dot të shënojë dhe takimi i parë i Grupit K mbyllet në barazim 1-1.